Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë
AKTUALITET

Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 1958 shoferë në Vlorë

 Policia Rrugore e Vlorës ka kryer kontrolle dhe monitorim të qarkullimit rrugor me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut

P
Piranjat13 November 2026, 12:02 · 2 min lexim
Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 1958 shoferë në

Policia Rrugore e Vlorës ka kryer kontrolle dhe monitorim të qarkullimit rrugor me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut.

Policia njoftoi se në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë javës së parë të muajit nëntor, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 13 drejtues mjetesh, konkretisht: 5 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur; 4 shtetas janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 1 shtetas i proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi; 3 janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 1958 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht: 970 masa për parkim të gabuar;  509 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë; 290 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse; 73 masa për parakalime të gabuara; 42 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit; 40 masa për xhama të zinj; 28 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 6 masa për pozicionim të gabuar të mjetit.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.