Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr...
AKTUALITET

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”, duke vënë në pranga një shtetas malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica. 52-vjeçari, me inicialet A.S., banues në Podgoricë, u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve të kryera nga Forca e Posaçme “Shqiponja” për identifikimin dhe kapjen […]

P
Piranjat13 November 2026, 12:03 · 1 min lexim
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”, duke vënë në pranga një shtetas malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica.

52-vjeçari, me inicialet A.S., banues në Podgoricë, u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve të kryera nga Forca e Posaçme “Shqiponja” për identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet malazeze, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sipas autoriteteve malazeze, 52-vjeçari dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e narkotikëve.

 

Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.