Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

Aktori i njohur turk në një lidhje me influenceren e njohur 11 vite më të re? Detajet që ndezën dyshimet

P
Piranjat24 September 2026, 15:11 · 3 min lexim
Aktori i njohur turk në një lidhje me influenceren e njohur 11 vite

Ekin Koç është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por këtë herë jo për ndonjë projekt të ri kinematografik apo televiziv. Emri i aktorit turk po qarkullon për një tjetër arsye: një romancë e mundshme me influenceren Maral Sinem Özdoğan.

Dyshimet kanë nisur në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë bërë një “hetim” të vogël duke krahasuar postimet e dy personazheve. Në pamje të parë mund të duken si detaje të parëndësishme, por për fansat kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur pikëpyetjen: A po e mbajnë Ekin Koç dhe Maral Sinem Özdoğan të fshehtë një lidhje?

Gjithçka nisi me një çadër, e cila pretendohet se shfaqet në postimet e të dyve. Më pas, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi edhe një kapelë jeshile, e parë në një nga historitë e influencerses dhe e krahasuar me një kapelë të ngjashme të publikuar më herët nga aktori.

Këto dy detaje mjaftuan që në rrjet të nisnin komentet dhe aludimet për një marrëdhënie mes tyre. Megjithatë, deri më tani, bëhet fjalë vetëm për dyshime të ngritura nga ndjekësit, dhe jo për një lidhje të konfirmuar nga vetë Ekin Koç apo Maral Sinem Özdoğan.

Aktori, i njohur për publikun nga role si Ahmed në “Muhteşem Yüzyıl: Kösem” dhe Ahmed Sencer në “Uyanış: Büyük Selçuklu”, ka qenë gjithmonë diskret për jetën e tij private.

Në të kaluarën, një nga lidhjet e tij më të përfolura ishte ajo me modelen dhe piktoren ukrainase Irina Lunkova. Më vonë, emri i Koç është lidhur edhe me aktoren Ayça Ayşin Turan, por asnjë prej këtyre aludimeve nuk është konfirmim i një romance.

Tani, vëmendja është zhvendosur te Maral Sinem Özdoğan dhe te ato që ndjekësit i konsiderojnë si “shenja” të një afërsie mes tyre.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë për një lidhje, ndaj mbetet për t'u parë nëse bëhet fjalë thjesht për rastësi apo nëse këto detaje janë vërtet gjurmë të një romance që po mbahet larg syrit të publikut.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.