Rita Ora nuk do të performojë në Prishtinë, negociatat dështojnë për shkak të kostos

Rita Ora nuk pritet të jetë pjesë e edicionit të këtij viti të “Akordeve të Kosovës”, pavarësisht bisedimeve të zhvilluara me menaxhmentin e saj për një paraqitje si e ftuar speciale në Prishtinë.
Negociatat nuk kanë përfunduar me marrëveshje, për shkak të kostos së lartë të angazhimit të artistes, e cila ka tejkaluar buxhetin e festivalit. Organizatorët kishin shqyrtuar edhe mundësinë që ajo të udhëtonte me staf më të reduktuar, por edhe kjo alternativë nuk u realizua.Drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, ka konfirmuar se kishte insistuar në kontaktet me familjen e këngëtares, por kërkesat financiare ishin përtej mundësive të festivalit.
Ndërkohë, RTK ka siguruar 1.2 milionë euro nga Ministria e Kulturës për tre vjet, përkatësisht 400 mijë euro në vit, për organizimin e “Akordeve të Kosovës”. Pavarësisht ndryshimit të emrit, rregullorja e festivalit mbetet e njëjtë me atë të Festivalit të Këngës në RTK.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Selin dhe Gimbo në Galata Tower, dedikimi i saj i veçantë ngjall reagime

“Të lutem Zot…”, Ronela Hajati habit ndjekësit me story-n misterioz

Vesa Luma takohet me stërnipin e Skënderbeut në Kalabri: Kënaqësi shumë e veçantë

Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi: Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar

“Lutem të jem prezente në jetën e saj”, Anjeza Sanço tregon si ja rrëfeu vajzës 6 vjeçare të vërtetën e birësimit

Aktorja turke në Milano Fashion Week/ Hande Erçel vlerësohet nga kritika për veshjen më të rafinuar pas zgjedhjes së fustanit të bardhë...

“Mora fjalë” zhduket nga YouTube, Naim Gjoshi ndërmerr hapin e radhës për këngën ikonike

“E kritikova për Eurovisionin”, shokon Arta Bajrami: Sa të jetë Elhaida, nuk më pranohet kënga në Festival





