Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e një banke në Tiranë Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
SHOWBIZ

Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë tradhti

P
Piranjat24 September 2026, 15:04 · 3 min lexim
Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë

Një nga çiftet më të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodian Mihaj, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Romanca e nisur brenda mureve të shtëpisë më të famshme duket se nuk i ka mbijetuar kohës jashtë saj, duke u mbyllur përfundimisht me dy deklarata publike në rrjetet sociale.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht Elijona përmes një postimi në Instagram, ku kërkoi mirëkuptimin e ndjekësve dhe theksoi se zgjodhi të jetë e sinqertë për të shmangur aludimet e mëtejshme:

"Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje. Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua"

Menjëherë pas saj ka reaguar edhe ish-banori i BBVK, Klodi, i cili ka zgjedhur të shuajë zërat dhe thashethemet që shpërthyen menjëherë në rrjet:

"Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër me shtu. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për me i dhënë. Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë. Falemnderit shumë për përkrahjen.

Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet me i adresu, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time. Koha do tregojë çdo gjë. Ju dua".

Pas Elijonës, reagon edhe Klodi për ndarjen: Nuk ka pasur kurrë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.