Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës

Pas 12 vitesh nga mësimi i saj i parë i drejtimit të makinës, Rita Ora më në fund ka kaluar testin praktik dhe tashmë mund të drejtojë një automjet.
Këngëtarja 35-vjeçare e ka kaluar provimin në Los Angeles dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e shumëpritur, duke pozuar me certifikatën pranë një makine të autoshkollës.
Rita e kishte nisur historinë e saj me patentën në vitin 2014, kur po planifikonte të zhvendosej në Kaliforni. Në atë kohë, ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, e kishte motivuar që të merrte patentën duke i blerë një Mercedes me vlerë rreth 100 mijë paund.
Megjithatë, për vite me radhë këngëtarja nuk e përfundoi autoshkollën. Angazhimet e shumta në muzikë, udhëtimet dhe koncertet duket se e shtynë vazhdimisht momentin e provimit.
Tani, më në fund, Rita Ora e ka mbyllur këtë kapitull dhe ka fituar të drejtën për të drejtuar vetë në rrugët e Los Angeles.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nga ndarja te rikthimi, Katerina Goga rrëfen çfarë ndodhi me Arnoldin: Jemi paranormalë ne të dy

“Mos bëni filma me dhimbjen tonë!”/ Motra e Gjestit nuk përmbahet ndaj atyre që publikuan foto te varri i Eldionit

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

“Për gjysmë ore nuk kam pasur vetëdije”/ MC Kresha rrëfen aksidentin që i ndryshoi jetën dhe vendimin që mori pas tij

Zbulohet lajmi i ëmbël, Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse bëhen prindër për herë të parë

Tha se nuk pranonte atësinë e vajzës, Katerina Goga bën deklaratën e papritur, zbulon mesazhin e ish-konkurrentit të “Për’puthen"

Amber Candy flet për dashurinë:Kur e shikon atë krevatin që ngrihesh vetëm në mëngjes, demoralizohesh

Pas ndryshimit të masës së sigurisë, reagon Joz Marku: Ka një diell që m’shoqnon kudo


