Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur Alarm për bombë në Dublin, gjendet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku u mblodh Komuniteti Politik Euro...
SHOWBIZ

“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

P
Piranjat30 September 2026, 18:01 · 3 min lexim
“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon

Heidi Baci ishte e ftuar së fundmi në emisionin Tech Talk”, ku foli për rrugëtimin e saj, ëndrrat  që ka pasur dhe marrëdhënien që ka krijuar me ndjekësit në rrjetet sociale. Gjatë intervistës ajo u shpreh se ishte e apasionuar pas mjekësisë, konkretisht farmaceutikës, por jeta e çoi në rrugëtim tjetër pasi studimet e saj u ndërprenë për shkak të pandemisë COVID-19.

Baci u shpreh se studimet i kishin dhënë njohuri në fusha të tjera përfshirë biologjinë, kiminë dhe analizat laboratorike. Ajo ka theksuar se vendimi për të mos vijuar më tej studimet lidhej edhe me situatën e krijuar në Itali pas COVID-it.

“Unë kisha qejf të bëja farmaceutikën, por jeta më çoi në rrugëtime të tjera, ndodhi ai problemi global i COVID-it, fiks pasi unë përfundova trevjeçarin e parë, kështu që nuk përfundova dot specializimin që doja të bëja për farmaceutikën, por mund të bëhesh biologe, studion kiminë, analiza, kam mësuar të hap edhe të mbyll leprovetën me një dorë, për shembull, ishte një pjesë testi. Ishte problematika globale e COVID-it, unë prandaj vendosa mos ta vazhdoja më, se në Itali do vazhdoja të bëja teste në një moment të vështirë për shtetin, njerëzit për COVID, nuk futeshin në asnjë vend pa bërë teste”, u shpreh Baçi

Gjithashtu ajo foli gjatë intervistës edhe për marrëdhënien e krijuar me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohëje për mbështetjen që ka marrë nga ata. Ajo theksoi se audienca e saj ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së saj dhe se e shijon marrëdhënien që ka krijuar me ta.

“Janë shumë të dhënë pas meje. Është një raport që sapo e mensoj këtë gjënë që ndoshta një farë presioni që mund të kem ndjerë, e vërteta është që nuk e di ku do isha pa ata. Ata kanë qenë forca ime më e madhe dhe unë e shijoj shumë këtë raportin tonë. E kam vënë veten në kushte që flitet për mua, ndaj nuk e kam problem edhe nëse kritikohem, po ta vësh në peshore dashuria e audiencës time do fitojë gjithmonë, ndaj nuk e kam problem edhe kritikën sepse ata më ndërtuan një karrierë praktikisht”, përfundoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.