Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!
SHOWBIZ

Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj: Çfarë perversiteti ordiner

P
Piranjat30 September 2026, 17:09 · 3 min lexim
Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj:

Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove me përmbajtje intime, duke e cilësuar si skandal jo jetën private të personave të përfshirë, por cenimin e privatësisë dhe përhapjen e pamjeve pa pëlqimin e tyre.

Nebijaj ka bërë një publikim në rrjetet sociale, ku kritikon edhe interesin e madh të publikut për të kërkuar dhe shpërndarë materiale të tilla, ndërsa kërkon përgjegjësi penale për personat që provohet se kanë filmuar apo shpërndarë pamje intime pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Postimi i plotë i Ori Nebijajt:

NGA SKANDALI NE SPEKTAKEL

Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zjen gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse.

Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje pa pëlqim. Ky është abuzim, jo argëtim.

Qejf i madh, histeri nëpër telefona, ndërsa videot kalojnë nga njëri te tjetri. Akoma na bën çudi që njerëzit kanë jetë intime.Dalin çështje që ngrenë pyetje për abuzimin me pushtetin, shtetin dhe taksat tona, e megjithatë vëmendjen e harxhojmë te historitë rozë: me kë shkonte, kë kishte dashnore. Dhe, si gjithmonë, fatura e turpit i shkon gruas së pari. Burri mund të jetë pjesë e së njëjtës histori, por ajo bëhet titulli, objekti i gjykimit dhe shënjestra e komenteve. Ky është morali ynë me dy standarde: kur duhet të kërkojmë llogari, bëhemi spektatorë; kur duhet të respektojmë privatësinë, bëhemi prokurorë.

Po e mbyll duke përmendur një emër, ADRIAN HILA.

Çfarë perversiteti ordiner. Burg për këdo i ka shpërndarë videot, si dorë e parë e e si dorë e dytë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.