Victoria Beckham nuk heq dorë nga takat as gjatë stërvitjes, ushtron me taka 10 centimetra të larta

Victoria Beckham (52 vjeçe) tregoi edhe një herë se takat e larta nuk janë pengesë për të edhe kur bëhet fjalë për ushtrime fizike. Përpara shfaqjes së saj në Javën e Modës në Paris, stilistja vendosi të bënte një stërvitje në StairMaster, një makinë që simulon ngjitjen e shkallëve. Ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte vetë stërvitja, por këpucët që zgjodhi - taka 10 centimetra të larta.
Në videon, të regjistruar nga bashkëshorti i saj David Beckham, Victoria shihet duke ecur mbi makinën e veshur me një fund midi prej lëkure ngjyrë burgundy dhe një këmishë rozë të çelët. Në vend të atleteve, ajo mbante veshur taka të larta stiletto nga linja e saj e modës.
Me sa duket, Davidi vuri re se zgjedhja e saj e rrobave dhe këpucëve nuk ishte tamam tipike për një stërvitje, kështu që tha me shaka: "E di që është java e modës, por a nuk mendon se po e tepron pak?"
Victoria iu përgjigj shkurt: "Jo, unë thjesht po stërvitem".
Videoja u publikua përpara prezantimit të koleksionit të ri të Victoria Beckham në Javën e Modës në Paris. Stilistja do të prezantojë koleksionin e saj pranverë/verë 2027 të premten, kështu që ditët e saj të fundit në Paris janë të mbushura me përgatitje për sfilatën.
Who said heels aren't workout shoes? ???????? Victoria Beckham, 52, took fashion week to a whole other level, looking runway ready on a stair climber and proving that you can do anything in heels ✨
— HELLO! Canada (@HelloCanada) September 28, 2026
????️ : #davidbeckham #victoriabeckham #fashionweek pic.twitter.com/lwTT9kJ2QL
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Sa sufllaqe duhen për t’i lëp*rë të pasmet kryeministrit?”/ Dea Mishel ironizon Sara Milen pas deklaratës për Ramën

Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës

Nga ndarja te rikthimi, Katerina Goga rrëfen çfarë ndodhi me Arnoldin: Jemi paranormalë ne të dy

“Mos bëni filma me dhimbjen tonë!”/ Motra e Gjestit nuk përmbahet ndaj atyre që publikuan foto te varri i Eldionit

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare


