Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

“Më bezdis përndjekja…”, ish-banorja e “BBV5”: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur

P
Piranjat24 September 2026, 18:08 · 2 min lexim
“Më bezdis përndjekja…”, ish-banorja e

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për jetën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës me Stenaldo Mëhillin, ajo u shpreh se e bezdis fakti që e përndjek shprehja ‘Ina e Big Brother’.

E pyetur nëse ka patur ngacmime apo mesazhe nga djemtë, Ina tha se ka patur edhe nga personazhe të njohur, por pa përmendur emra konkretë. Më pas ajo shtoi se kur të dashurohet, do që të ndodhë larg kamerave.

Pjesë nga intervista:

Ina: Nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Më bezdis që edhe kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe kanë atë komentin ‘Ina e Big Brother’, ‘Ina që ka qenë në Big Brother’. Unë jam Ina. Stenaldo: Ti identifikohesh me programin se njerëzit nuk të njohin më përpara.

Ina: E di, por ndonjëherë bëhet e bezdisshme. Flasim edhe në raport me meshkujt. Është shumë e bezdisshme për mendimin tim. Një vajzë që merr pjesë në një reality, bëhet personazh publik dhe pastaj njerëzit ‘Ina e Big Brother’. Në fund të ditës nuk është se kam bërë ndonjë heroizëm të madh. Unë shkova aty, tregova veten time. Uroj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Unë dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë mbaj përbrenda. Mendoj se këtë e hasin dhe vajzat e tjera sepse e kam dëgjuar. Nëse do të më njohësh, eja më njih siç jam unë.

Stenaldo: Ka patur ngacmime, mesazhe nga meshkujt?

Ina: Sa të duash, personazhe. Prandaj them nuk më pëlqejnë pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku. Edhe kur të dashurohem do dashurohem larg kamerave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.