Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

Moderatorja Alketa Vejsiu foli për humbjen e babait, ku nuk munguan lotët. Ajo kujton mes emocionesh të forta momentet e fundit me të atin.
“U ndjeva jetime, se sado që rritemi kur prindërit ikin… (qan) Është një pjesë e jona që ikën bashkë me ta dhe është një vdekje emocionale që sado që ti hedh ujë është një gropë nga ku nuk del më lule aty.
Lulet rreth kujtimeve të tij duhet t’i vadisësh dhe të kujtosh gjithçka të bukur që duhet të jetojë përmes teje. Nuk e dua shumë televizionin e lotëve, por këtu është e pamundur të mos jesh njerëzor, neve ndjejmë.
Kur lotët vijnë, na bëjnë të jemi reflektimi më i mirë i atyre që shohim nga ekrani, sepse ne ndjejmë, jemi njerëz që ndjejmë dhe të gjithë kalojmë vuajtje njerëzore.
Te statusi i lamtumirës thashë se gjëja më e bukur që mua më takon është të vazhdoj jetën me vlerat dhe ëndrrat e tij, sepse unë quhem Alketa Bardhyl Vejsiu dhe jam vajza e tij, jam shumë krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë.
Sa pa i ikur ende fuqia para se të ikte më tha: Sikur kjo të ishte dita e fundit që jetoj, jam shumë i lumtur që ti ishe vajza ime dhe nuk më solle kurrë asnjë dhimbje”, tha Alketa.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Pas divorcit të bujshëm, Neda Balluku nuk takon djemtë e saj? Postimi prekës: Mami dhe shtëpia presin gjithmonë

"Është alarm o Demo", zbulohet kush është "qerosi" në videot intime

A u ndanë Klea Huta dhe Elgit Doda? Fotoja e fundit në Instagram iu jep përgjigjen të gjithave

“Po presim të dalë edhe videoja jote”, Aurela Gaçe i përgjigjet komentueses

Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e parë

Nëna e saj u shfaq në një nga videot intime, reagon vajza e Eli Farës: O Allah më drejto

Vajzat nuk duhet të mbajnë mbi supe turpin/ Artistja mesazh për Klaudian: Uroj të gjesh forcën brenda vetes, unë të njoha që 14 vjeçe...

Çfarë po kurdis Luiz Ejlli? "Shënjestron" Sara Hoxhën: E di ti ç'ndodh me mua në TV





