Ndodh dhe kjo! Këngëtarja e njohur kthehet në shtëpi pas dasmës me qokën e harruar në çantë

Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me gëzim dhe festë për çiftin e dashur për publikun, Aurorën dhe Kushtrimin, të cilët e nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në reality-show-n “Big Brother VIP Kosova 4”.
Në dasmën e tyre madhështore morën pjesë shumë emra të njohur të showbizit, mes tyre edhe ish-banorët e “Big Brother”, Klodi, Londrimi dhe Labi, si dhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi.Mirëpo, pas përfundimit të festës, vëmendjen e ka tërhequr një postim plot humor nga Leonora në Instagram Story.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi të një zarfi të bardhë, mbi të cilin ishte shkruar me dorë emri i saj, “Leonora .J”.
Krahas fotos, ajo ka treguar me shaka se kishte harruar ta dorëzonte zarfin gjatë dasmës.
“Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”, ka shkruar Leonora.
Ndërsa në pjesën e poshtme të fotos, me të njëjtin humor, ajo ua ka lënë “fajin” çiftit për atmosferën e krijuar gjatë mbrëmjes.
“Nejse fajet i keni vet @kushtrimkelani @aurorarrusta me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutu”, ka shkruar ajo.
Me sa duket, atmosfera festive dhe emocionet e shumta të mbrëmjes kanë bërë që këngëtarja të harrojë një nga detajet e zakonshme të dasmës, dorëzimin e zarfit.
Pavarësisht këtij momenti humoristik, postimi i Leonorës ka sjellë një tjetër moment të këndshëm nga dasma dhe ka përcjellë dashurinë e saj për çiftin.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Ndarja e papritur e Elon Musk/ Partnerja: Vetëm një javë më parë më tha “të dua”

Fitoi 11 milionë euro nga McDonald’s, princesha padit motrën

34 vite krah njëri-tjetrit/ Barack dhe Michelle Obama i japin fund thashethemeve me dedikime romantike

Adrola Dushi dhe Capital T si çift në ekran, historia e “Mujit dhe Halilit” vjen në një version krejt modern

Debat për parodinë e protestës/ Agron Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve




