Nga Ringu në Hollywood/ John Cena vijon të konsolidojë karrierën e tij si aktor

Nga gjashtë dollarë në orë dhe netët e kaluara në makinë, te fama botërore dhe Hollywood-i. John Cena rrëfen rrugëtimin që e shndërroi fillimisht në ikonë të WWE-së dhe më pas në aktor të filmave të suksesshëm. Pas 26 vitesh në wrestling, 49-vjeçari ka nisur një kapitull të ri, ndërsa më 9 tetor rikthehet në ekran me “Matchbox: The Movie”.
John Cena, një prej figurave më të njohura të WWE-së, vijon të konsolidojë karrierën e tij në Hollywood, ndërsa pas 26 vitesh në mundje ka nisur një kapitull të ri në ekranin e madh.
Në një intervistë të fundit, 49-vjeçari ka folur për rrugëtimin e tij nga një djalë i rritur në Massachusetts, tek ylli ndërkombëtar i wrestling-ut dhe aktori i filmave të suksesshëm.
Cena kujton se në fillimet e tij në Kaliforni ka punuar për vetëm gjashtë dollarë në orë dhe, për një periudhë, ka fjetur edhe në makinën e tij.
Karriera në WWE do ta kthente shumë shpejt në një ikonë, ndërsa më pas ai do të gjente sukses edhe në Hollywood, veçanërisht me rolet komike.
Nga “Trainwreck” te “The Suicide Squad”, “Peacemaker” dhe “Barbie”, Cena ka ndërtuar një imazh të veçantë: atë të një burri fizikisht të fuqishëm, por njëkohësisht të ndjeshëm dhe të aftë për të qeshur me veten.
Por intervista prek edhe marrëdhënien e tij me ish-drejtuesin e WWE-së, Vince McMahon, i cili përballet me akuza serioze për abuzim seksual.
Cena thotë se nuk ndjen turp për miqësinë me të, duke shtuar se është e mundur të duash dikë edhe kur ai nuk është perfekt.
Ndërkohë, projekti i tij i ri është “Matchbox: The Movie”, një komedi aksion e bazuar në markën e makinave lodër, që do të shfaqet më 9 tetor.
Nga ring-u në Hollywood, John Cena duket se ka ende shumë për të thënë dhe për të treguar.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Aktorja e njohur dhe mike e saj, flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove

“Zonjat në videot intime duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Çfarë po ndodh me bashkëshorten e kompozitorit

Tronditëse/ Performoi përpara mijëra fansave vetëm pesë ditë më parë, ndërron jetë papritur ylli i ri i muzikës

“Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”/ Shpërndarja e videove intime, reagon Eli Fara: Turpi u përket atyre që filmojnë...

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë






