Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
SHOWBIZ

“Nuk mësohesh kurrë me këtë humbje”/ Odeta Gjevori rrëfen dhimbjen pas humbjes së bashkëshortit

P
Piranjat26 September 2026, 18:51 · 3 min lexim
“Nuk mësohesh kurrë me këtë humbje”/ Odeta

Gazetarja e njohur Odeta Gjevori ka ndarë një nga rrëfimet më personale, ku ka folur për një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, humbjen e bashkëshortit dhe përgjegjësinë për të vijuar përpara si nënë e vajzës së saj, Hanës.

E pyetur se çfarë i ka mësuar kjo humbje për forcën që ka një grua, Odeta u shpreh se në momente të tilla nuk ka shumë alternativa: ose qëndron në dëshpërim, ose zgjedh të vazhdojë jetën.

“Që të mos dorëzohemi kurrë, sepse kemi dy alternativa: ose do qurravitemi dhe do mbetemi në atë pjesën e dëshpërimit, ose do ecim përpara”, rrëfeu ajo.

Për Odetën, një nga arsyet më të forta për të mos u dorëzuar ishte vajza e saj. Në momentin e humbjes, Hana ishte vetëm dy muajshe dhe gazetarja tregon se pikërisht përgjegjësia për të e shtyu të gjente forcën për të vazhduar.

“Unë u mundova të eca përpara sepse kisha dhe një arsye tjetër: kisha Hanën. Kështu që nuk duhet të ecja për veten time, po duhet të ecja më tepër për vajzën time”, tha ajo për bordo.

Gjatë intervistës, Odeta dha edhe një mesazh të fortë për gratë që mund të përballen me një situatë të ngjashme. Sipas saj, shkollimi, pavarësia dhe ndërtimi i një karriere janë ndër investimet më të rëndësishme që një grua mund të bëjë për veten.

“Çdo investim tek vetja është patentë ose siguri, është si puna e atyre agjencive të sigurimit për veten tënde. Sado e fortë të jesh si grua, prapë e do një mbështetje. Mendoj që nuk mësohet kurrë me këtë humbje. Është e sigurt. Por që duhet përshtatur”, tregoi Odeta.

Një tjetër pjesë e ndjeshme e rrëfimit ishte ajo për vajzën e saj, Hanën, sot 5 vjeçe e gjysmë. Odeta shpjegoi se nuk ka dashur t’i japë vajzës një shpjegim të imponuar për mungesën e të atit, duke zgjedhur që ajo ta kuptojë situatën gradualisht dhe natyrshëm.

“Hanës nuk ia kam shpjeguar fare, sepse Hana është një moshë shumë delikate. Në momentin që më ka ndodhur kjo fatkeqësi, Hana ka qenë vetëm 2-muajshe dhe nuk e ka konceptin e prindit tjetër. Nuk dua që të ndikoj në psikologjinë e saj, jam shumë e kujdesshme. Sigurisht që çdo gjë do vijë me kohë. Ajo do ta mësojë gjatë kopshtit, gjatë shkollës, do t’i kuptojë gjërat, por ta kuptojë natyrshëm, s’kam pse e ndikoj unë”, tha Odeta Gjevori.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.