Marina Vjollca shkëlqen në Milano Fashion Week, e shoqëruar nga Ghetto Geasy në sfilatën e Elisabetta Franchi

Milano Fashion Week ka mbledhur emra të njohur të modës dhe showbiz-it ndërkombëtar, mes të cilëve këtë herë ishte edhe moderatorja dhe sipërmarrësja Marina Vjollca.
Ajo mori pjesë në sfilatën e Elisabetta Franchi, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, reperit të njohur Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Ghetto Geasy.
Marina zgjodhi një fustan tërësisht të zi dhe elegant, me pjesën e sipërme të ngushtë dhe jakë të lartë, ndërsa pjesa e poshtme dallohej për voluminozitetin, shtresat e shumta me pala dhe detajet e fryra. Kontrasti mes siluetës së strukturuar në pjesën e sipërme dhe volumit dramatik të fustanit i dha look-ut një pamje të fortë dhe moderne.
Veshjen e kompletoi me syze të zeza, flokët biondë të mbledhur dhe buzëkuq të kuq, duke i dhënë paraqitjes një prekje glam dhe shumë të kuruar.
Në krah të saj, Ghetto Geasy zgjodhi një kostum bezhë, të kombinuar me një bluzë në tonalitet bordo, këpucë kafe dhe syze me xhama në nuancë amber. Një zgjedhje më klasike, por me detaje moderne që i dhanë karakter paraqitjes së tij.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Gruaja që akuzoi Jay-Z për sulm seksual tërheq akuzat? “Nuk e kam takuar kurrë”

Probleme të reja për Ed Sheeran, anulohen dy koncerte? Ja arsyeja

FOTO/Një dasmë si në filma! Damiano David dhe Dove Cameron i thonë “Po” njëri-tjetrit në zemër të Toskanës

Pak ditë pas humbjes së të vëllait, modelja e njohur përjeton një tjetër moment ankthi

Përmendi surrogacinë dhe birësimin për tu bërë nënë/ Selena Gomez tregon planet e së ardhmes për të pasur një fëmijë

Çfarë ndodhi në klinikën ku vdiq Giorgos Mazonakis? Dëshmia tronditëse e infermieres: Defibrilatori nuk funksiononte

"Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar", Roberto Carlos rrëfen dramën financiare: Brenda një dite humba 99% të pasurisë

Benita Zena rrëfehet pas Big Brother: Kam reflektuar, e kam parë që nuk duhet t’i besoj gjithkujt





