“Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”/ Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Pushkatimi është pak

Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të artit ka shkaktuar një reagim të fortë edhe nga aktori Laert Vasili, i cili në “Grida Duma Podcast” foli pa doreza për atë që e konsideron si një nga format më të rënda të dhunës ndaj një njeriu.
Duke folur për rastet e videove që janë shpërndarë në rrjet, Vasili e zhvendosi diskutimin përtej skandalit mediatik, duke vënë theksin te pasojat që një publikim i tillë mund të ketë mbi jetën dhe familjen e personit që bëhet objekt i ekspozimit.
Në një moment të debatit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kompozitorit Adi Hila, duke ngritur një pyetje që sipas tij e ndryshon tërësisht këndvështrimin mbi ngjarjen: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”
Reagimi i Vasilit ishte i ashpër, duke e konsideruar publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime si një akt që nuk mund të justifikohet thjesht me kuriozitetin e publikut apo me faktin se personat e përfshirë janë figura publike.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Videot intime të kompozitorit Hila/ Mimoza Ahmeti: Monika e donte, nuk shkonte për interes!

U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam grua e përballur e vetme me sfidat e jetës

“Është jashtë çdo imagjinate”, Agron Llakaj flet për videot int*me të personazheve publikë: Shumë e rëndë

Nga Ringu në Hollywood/ John Cena vijon të konsolidojë karrierën e tij si aktor

Aktorja e njohur dhe mike e saj, flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove

“Zonjat në videot intime duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Çfarë po ndodh me bashkëshorten e kompozitorit

Tronditëse/ Performoi përpara mijëra fansave vetëm pesë ditë më parë, ndërron jetë papritur ylli i ri i muzikës

“Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”/ Shpërndarja e videove intime, reagon Eli Fara: Turpi u përket atyre që filmojnë...





