“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale pas bujës për videot intime

Pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të diskutimeve rreth videove intime të kompozitorit Adrian Hila, Monika Lubonja, është rikthyer me një postim të ri në rrjetet sociale.
Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por një fjali e thënë prej saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Monika në video, duke përdorur një shprehje të njohur popullore.
Kjo vjen në një kohë kur emri i saj është përmendur gjerësisht në mediat rozë, pas qarkullimit të materialeve private në internet.
Për këtë arsye, shprehja e përdorur prej saj mund të shihet si një mesazh i tërthortë për gjithë vëmendjen e krijuar, megjithëse aktorja nuk e lidh drejtpërdrejt deklaratën me këtë çështje.
Mbetet e paqartë nëse fjalët janë zgjedhur si një reagim ndaj situatës së fundit apo janë thjesht pjesë e videos promovuese.
Ndërkohë, ditët e fundit, edhe persona të njohur kanë folur publikisht për gjendjen e aktores, duke treguar se situata e ka prekur dhe duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë së saj.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Hëngre bukën e dikujt”/ Rezart Veleshnja 'shpërthen' ndaj Salsano Rrapit: Për ty s’e rr*jti njeri kur ike nga…

“Babai nuk më flet”, konkurrentja e “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

Bledi Mane nxjerr mesazhet me Adi Hilën pas publikimit të videove!

Bella Hadid feston 30 vjetorin me bikini të kuqe, fotot e modeles së famshme tërhoqën menjëherë vëmendjen

U argëtua me miqtë dhe publikoi video në rrjetet sociale, ylli televiziv qëllohet për vdekje pak orë më vonë





