Videot intime të artisteve, Zhaklin Lekatari: Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar për videot intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Ajo thotë se shoqëria po e trajton ngjarjen në mënyrë vuajeriste, në vend që të pyesë kush i xhiroi dhe kush i shpërndau.
Lekatari tha se i vjen shumë keq për të gjithë personat e përfshirë, sidomos për gratë. Sipas saj, publiku po merret me detaje dhe me identitetin e tyre, duke gjykuar kryesisht gruan.
"Po bëhet një linçim edhe një gjyq publik," u shpreh ajo.
Lekatari theksoi se problemi nuk është jeta intime e disa të rriturve, por mënyra si dolën videot.
"Seksi në këtë histori nuk është lajmi. Lajmi është kush i ka xhiruar videot, pse i ka ruajtur, kush i ka shpërndarë dhe kush po i shpërndan ende," tha ajo. Sipas aktivistes, duhet parë nëse ka pasur shantazh, kërcënim apo hakim dhe kush po fiton para nga shpërndarja.
Ajo shtoi se fokusi i qytetarëve duhet të jetë te skandalet në institucionet e shtetit, jo te jeta private e figurave publike. "Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve," deklaroi Lekatari.
Aktivistja u bëri thirrje edhe viktimave që t'u drejtohen organeve të drejtësisë dhe publikut që të mos i shpërndajë videot. Sipas saj, çdo shpërndarje e re e thellon dëmin. "Po të kishim secili një kamerë të fshehur, nuk e di nëse do ishim kaq perfektë sa pretendojmë," tha ajo në Dritare TV, duke shtuar se të gjithë kanë të drejtë për jetën e tyre private.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

Ermal Mamaqi uron të birin për 13-vjetorin: Ti je suksesi më i madh

Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj: Çfarë perversiteti ordiner

Dea Mishel reagon sërish pas përplasjes me Sara Milen: Nuk je aq e zgjuar sa mendon

Tronditëse në Turqi! Afra Saraçoğlu del pozitive në testin e drogës, zbulohet edhe rezultati i Aras Bulut İynemli





