Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja
AKTUALITET

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë

P
Piranjat 5 November 2026, 08:14 · 2 min lexim
Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja

Është gjetur edhe viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi mesditën e djeshme një pallat pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Bëhet fjalë për 69-vjeçarin Hamit Ibro, pronarin e apartamentit ku dyshohet se ndodhi shpërthimi.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës, e cila u përfshi nga flakët pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe shembjen e një pjese të shkallëve të pallatit.

Viktima e parë e kësaj tragjedie ishte 83-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila banonte një kat mbi apartamentin ku dyshohet se nisi shpërthimi. E moshuara u nxor e pajetë nga ballkoni me ndihmën e shkallëve të zjarrfikësve.

Nga shpërthimi dhe zjarri kanë mbetur të plagosur edhe 10 persona të tjerë, mes tyre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në pallatin pesëkatësh, i ndërtuar gjatë viteve 1970-1980, jetonin rreth 15 familje. Banorët e evakuuar pritet të sistemohen përkohësisht në një konvikt pranë ndërtesës.

Ndërkohë, shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Një nga pistat që po hetohet nga autoritetet është ajo e një rrjedhjeje të mundshme gazi nga një bombol gatimi. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë që i mori jetën dy personave dhe la të plagosur 10 të tjerë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.