Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend
POLITIKE

Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe këtë të enjte ftesën e tij për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën kundër qeverisë

P
Piranjat 5 November 2026, 08:22 · 2 min lexim
Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe këtë të enjte ftesën e tij për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën kundër qeverisë.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura. 

Por, protestuesit deri më tani e kanë refuzuar ftesën e Kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke paralajmëruar vijimin e protestës. Në disa universitete publike të Tiranës, mësimi është zhvilluar normalisht, përfshirë Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Politeknik, Fakultetin e Drejtësisë, Histori-Filologjinë dhe Fakultetin e Ekonomisë. Vendimi për rikthimin në auditorë ishte marrë nga vetë studentët përmes komunikimeve në grupet e tyre, me argumentin se çdo orë e humbur është në dëm të tyre.

Megjithatë, protesta është shoqëruar me qëndrime të ndryshme mes studentëve. 

Një pjesë e tyre janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit që zgjati rreth dy javë, ndërsa një grup tjetër vijon aksionet për ndërprerjen e procesit mësimor dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar protestës.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të paraqitur nga studentët dhe pedagogët, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një paketë masash për adresimin e nevojave të tyre.

Në këtë kuadër, ai ka theksuar se edhe buxheti i vitit 2027 parashikon masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve.

Ndërkohë, qeveria ka marrë një paketë ligjore masash ndaj dhunës urbane, duke ashpërsuar penalitetet për këdo që përfshihet në akte dhune.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.