Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit
AKTUALITET

KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025

Bashkia Vlorë realizoi vetëm 29% të investimeve të planifikuara në buxhetin progresiv të vitit 2025, nuk shpenzoi rreth 1.86 miliardë lekë.

P
Piranjat 5 November 2026, 07:06 · 5 min lexim
KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi

Bashkia Vlorë realizoi vetëm 29% të investimeve të planifikuara në buxhetin progresiv të vitit 2025, duke lënë të pashpenzuara rreth 1.86 miliardë lekë. Nga 2.62 miliardë lekë të planifikuara për investime, shpenzimet faktike arritën në vetëm 756.5 milionë lekë, sipas raportit përfundimtar të auditimit financiar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Niveli i ulët i realizimit të investimeve është një nga problematikat kryesore të evidentuara nga KLSH për administrimin financiar të Bashkisë Vlorë. Audituesit konstatojnë se planifikimi i shpenzimeve nuk është mbështetur në pritshmëri realiste për të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, duke krijuar diferenca të mëdha mes fondeve të parashikuara dhe atyre të shpenzuara.

Sipas të dhënave, fondet për investime në planin progresiv të vitit 2025 ishin 2,621,406,713 lekë, ndërsa realizimi faktik arriti në 756,533,344 lekë. Diferenca prej 1,864,873,369 lekësh përfaqëson rreth 71% të planit progresiv të investimeve.

Për një bashki si Vlora, ku infrastruktura rrugore, shërbimet publike dhe përmirësimi i hapësirave urbane lidhen drejtpërdrejt me jetën e banorëve dhe zhvillimin e turizmit, niveli i ulët i realizimit të investimeve ngre pikëpyetje për aftësinë e administratës vendore për të zbatuar programet e planifikuara.

Buxheti u realizua vetëm 57%, investimet zëri më problematik

Mosrealizimi i investimeve shoqërohet edhe me një nivel të ulët të zbatimit të buxhetit në tërësi.

Sipas KLSH-së, nga 6.75 miliardë lekë shpenzime të planifikuara në buxhetin progresiv, gjatë vitit 2025 u realizuan 3.84 miliardë lekë, ose 57% e totalit.

Ndërsa investimet u realizuan në masën 29%, shpenzimet për mallra dhe shërbime arritën në 62% të planit. Nga 1.21 miliardë lekë të planifikuara për këtë kategori, u shpenzuan rreth 750.5 milionë lekë.

Ndryshe paraqitet situata me transfertat për familjet dhe individët, ku përfshihen ndihma ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara. Ky zë u realizua pothuajse plotësisht, me 716.4 milionë lekë nga 719 milionë lekë të planifikuara.

Edhe shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore shënuan nivele më të larta realizimi, përkatësisht 77% dhe 79%.

Diferencat tregojnë se bashkia ka pasur vështirësi më të mëdha në realizimin e investimeve dhe të një pjese të shpenzimeve për shërbime, ndërsa transfertat sociale janë zbatuar sipas planifikimit.

KLSH: Investimet planifikohen pa u mbështetur në të ardhura realiste

Sipas audituesve, shkaku kryesor i mosrealizimit të investimeve lidhet me mënyrën e planifikimit buxhetor.

KLSH konstaton se Bashkia Vlorë planifikon procedura të prokurimit publik në fillim të vitit, pa u mbështetur në parashikime realiste të të ardhurave të veta nga taksat dhe tarifat vendore. Si pasojë, shpenzimet e miratuara nuk përshtaten me të ardhurat që realizohen faktikisht.

Megjithatë, të dhënat e raportit tregojnë edhe një kontrast. Të ardhurat vendore të analizuara nga KLSH rezultojnë të realizuara në masën 147% të planit, me 3.40 miliardë lekë të arkëtuara, kundrejt 2.31 miliardë lekëve të planifikuara. Tejkalimi është ndikuar veçanërisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila arriti në 1.85 miliardë lekë, ose 301% të planit.

Kjo tregon se problemi nuk mund të shpjegohet vetëm me nivelin e përgjithshëm të arkëtimeve. Raporti evidenton mangësi në parashikimin e të ardhurave dhe në lidhjen e tyre me planifikimin e shpenzimeve, por nuk jep një analizë sipas projekteve që të shpjegojë sa nga fondet e investimeve mbetën të pashpenzuara për shkak të mungesës së financimit, vonesave në prokurime apo faktorëve të tjerë.

Një tjetër dallim i rëndësishëm lidhet me fondet e çelura në Thesar. Për investimet ishin çelur 913.1 milionë lekë, nga të cilat u shpenzuan 756.5 milionë lekë. Pra, niveli i realizimit kundrejt fondeve të çelura është rreth 83%, dukshëm më i lartë se 29% që rezulton kundrejt planit progresiv.

Ndryshimet e buxhetit nuk shmangën mosrealizimin

Gjatë vitit 2025, Bashkia Vlorë kreu tre ndryshime buxhetore, të miratuara në shkurt, mars dhe tetor.

KLSH vlerëson se ndryshimet e përsëritura tregojnë dobësi në planifikimin fillestar dhe krijojnë nevojën për rishpërndarje të fondeve mes programeve dhe zërave të shpenzimeve.

Për këtë arsye, audituesit rekomandojnë përmirësimin e planifikimit buxhetor, mbështetjen e fondeve në nevoja reale dhe monitorimin periodik të investimeve, me qëllim identifikimin në kohë të devijimeve nga plani.

Gjetjet nxjerrin në pah një problem që shkon përtej shifrave të buxhetit: diferencën mes investimeve që parashikohen dhe atyre që financohen e realizohen gjatë vitit. Për qytetarët, rëndësi ka jo vetëm sa fonde miratohen, por edhe sa prej tyre kthehen realisht në investime dhe shërbime publike./ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.