Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë
BOTA

Skandal në Marinën Mbretërore britanike/ 19-vjeçarja i përndiqte vajzat deri në dush duke i prekur, por shmangu burgun

Një ngjarje skandaloze ka tronditur Marinën Mbretërore Britanike.

P
Piranjat16 November 2026, 23:26 · 3 min lexim
Skandal në Marinën Mbretërore britanike/ 19-vjeçarja i

Një ngjarje skandaloze ka tronditur Marinën Mbretërore Britanike.

Një 19-vjeçare në trajnim e sipër ka shpëtuar pa burg pasi akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht katër rekrute femra, duke i ndjekur deri në dushe dhe në shtrat.

Bëhet fjalë për Able Seaman Lacey White, 19 vjeçe, e cila u dënua nga Gjykata Ushtarake e Bulfordit në Wiltshire, raporton Daily Mail.

Sipas akuzës, e cilësuar nga gjykata si “obsesive”, White i bënte viktimat të ndiheshin “të pambrojtura” gjatë trajnimit bazë në qendrën HMS Raleigh në Cornwall.

Gjykatës iu tha se White kishte ndjekur një rekrute vetëm 17 vjeçe në të gjithë bazën, duke i thënë se ishte “good girl” dhe “e bukur”, përpara se ta sulmonte seksualisht duke e prekur në zonën intime.

Në një rast tjetër tronditës, ajo kishte ndjekur një vajzë tjetër në bllokun e dusheve dhe ishte vendosur ngjitur me të, megjithëse 9 dushet e tjera ishin të lira.

“Lacey White e ndoqi në dushe dhe qëndroi në dushin ngjitur me të, ndërsa 9 të tjerët ishin të lirë. Në një rast, teksa viktima ishte e përkulur, e shtyu pjesën e pasme të trupit pas saj për rreth pesë sekonda”, tha prokurori i çështjes.

Akuzat e tjera përfshijnë kapjen e gjoksit të një rekruteje tjetër dhe përpjekjen për t’u futur në tualetin që ajo po përdorte, ndërsa këndonte këngë me përmbajtje seksuale për të.

“Isha nën moshë në atë kohë dhe duhet të ndihesha e sigurt në mjedisin e trajnimit. Në vend të kësaj, kam përjetuar diçka që ka pasur ndikim në shëndetin tim mendor. I besova Marinës Mbretërore të më ofronte një mjedis të sigurt. Nuk mund ta kthej pas ndjenjën e sigurisë dhe pafajësisë që kisha para se të ndodhte kjo”, deklaroi një nga viktimat.

White, e cila tashmë është larguar nga ushtria, e pranoi fajësinë në mëngjesin e gjyqit për dy sulme seksuale dhe dy akuza për sjellje të turpshme.

Avokati i saj, Ben Thompson, tha se ajo u bashkua me Marinën duke menduar se do të bënte miq për gjithë jetën, por “i keqkuptoi sinjalet sociale”. Ai shtoi se tani është diagnostikuar me autizëm dhe ka nisur trajtimin me antidepresivë.

Gjykatësi e dënoi me 18 muaj urdhër komuniteti, 160 ditë punë të papaguar brenda 12 muajve dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici për 5 vjet si autore e veprave seksuale.

“Sjellja juaj ndaj tyre ishte përçarëse, poshtëruese dhe e padrejtë. Ju i keni shënjestruar qëllimisht viktimat tuaja dhe ndërsa neurodiversiteti juaj ishte një faktor, ju e dinit se çfarë po bënit dhe e dinit se ishte e papranueshme. Nëse do të ishe ende në ushtri, do të ishe shkarkuar menjëherë”, tha gjykatësi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.