Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash
BOTA

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

P
Piranjat16 November 2026, 22:33 · 3 min lexim
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se

Një ekspert mjeko-ligjor ka deklaruar se, sipas tij, vdekja në burg e pedofilit Jeffery Epstein ishte pasojë e një vrasjeje, e jo e vetëvrasjes.

Në një prononcim për emisionin “Newsnight” të BBC-së, profesori Michael Freeman u shpreh se, pasi shqyrtoi dosjen e mjekut ligjor të qytetit të Nju Jorkut, ai beson se Epstein është mbytur, me shumë gjasa nga pas.

Mjeku ligjor që kreu autopsinë arriti në përfundimin, në vitin 2019, se dëmtimet e Epstein-it përputheshin me një vetëvrasje dhe se nuk kishte asnjë shenjë të plagëve mbrojtëse, të cilat do të priteshin nëse vdekja e tij do të ishte vrasje.

Epstein u gjet i vdekur në burg, në Nju Jork, më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza që lidheshin me trafikimin seksual.

Dr. Barbara Sampson, mjekja kryesore ligjore në kohën e autopsisë së Epstein-it, e cila përcaktoi se vdekja e tij ishte vetëvrasje, është shprehur më parë: “Unë qëndroj plotësisht pas përfundimit tonë lidhur me shkakun dhe mënyrën e vdekjes së z. Epstein”.

Freeman ka shërbyer si ekspert për përcaktimin e shkakut të vdekjes për prokurorë të ndryshëm në SHBA, në raste të vdekjeve gjatë kohës që personat ndodheshin nën kujdesin e policisë, përfshirë këtu edhe rastin e George Floyd-it në Minesota.

Ai i publikoi gjetjet e tij, si dhe dokumentet nga dosja e mjekut ligjor të qytetit të Nju Jorkut, pasi i prezantoi ato në “University College London” mbrëmjen e së hënës.

Freeman, i cili nuk e pa trupin, i bazoi përfundimet e tij në dosjet dhe fotografitë nga raporti i mjekut ligjor, të vëna në dispozicion nga vëllai i Epstein-it, Mark Epstein, i cili ka këmbëngulur gjithmonë se vëllai i tij është vrarë.

Freeman deklaroi se analiza e tij është e pavarur dhe se ai nuk është paguar nga Mark Epstein.

Ai i tha BBC-së se, sipas tij, ka shenja që tregojnë se Epstein-i është sulmuar; ndër to përfshihen një hemorragji e thellë në shpatullën e majtë, si dhe dëmtime që duket se përputhen me goditje në fytyrë.

Sipas Freeman-it, provat sugjerojnë se ka shumë gjasa që viktima të jetë mbytur me një lidhëse, e cila më pas është përdorur ndoshta edhe për ta varur trupin në krevatin marinë.

Ai vuri në dukje se, mbi gjurmën e lënë nga lidhësja në qafën e Epstein-it, duket se ka edhe shenja thonjsh, gjë që “përputhet me skenarin e mbytjes, veçanërisht nga pas, si dhe me përpjekjen e viktimës për ta hequr lidhësen nga qafa”.

Ai shtoi: “Dëmtimet dhe mënyra se si u gjet trupi nuk përputhen me njëra-tjetrën. Në këtë rast, mbetet vetëm një shpjegim: vdekja ka ardhur si pasojë e një vrasjeje.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.