36-vjeçari ‘fshihet’ 3 orë në det për t’i shpëtuar arrestimit

Alarmi u dha pasditen e së dielës, pasi një 36-vjeçar i shpallur në kërkim qëndroi për rreth tre orë në det, në ujërat pranë Psakoudias, në Halkidiki të Greqisë, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, gjatë një operacioni policor në zonë. Burri, ndaj të cilit kishte një çështje të hapur dhe që kërkohej nga autoritetet, u largua me vrap nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:45 dhe u hodh në det.
Më pas nisi një operacion për gjetjen dhe shpëtimin e tij, ku morën pjesë forcat e policisë, shërbimi i urgjencës EKAB, Klubi i Rezervistëve të Forcave të Armatosura (LEFED) i Halkidikisë dhe vullnetarë.
Një ndihmë e rëndësishme në kërkime dhanë edhe qytetarët, të cilët u angazhuan me mjetet e tyre lundruese private. Disa orë më vonë, rreth orës 22:20, 36-vjeçari u lokalizua dhe u nxor shëndoshë e mirë nga deti, në zonën e Psakoudias.
Ai u shpëtua nga një pjesëtar i LEFED-it të Halkidikisë, i cili ndodhej në një mjet lundrues privat dhe bashkëpunoi me drejtuesin e tij. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Kryeministri hungarez u kërkon deputetëve të Orban të japin dorëheqjen

Nisi hetimet për të zbuluar rastet e personave të zhdukur, gjendet i vdekur gazetari në Meksikë
Mjeku kërcënon me vrasje ish-partneren: Më ushtroi presion për marrëdhënie seksuale

SHBA-ja dhe Irani drejt një lufte të re të gjithanshme pas përshkallëzimit të shkëmbimit të zjarrit

Dyshohet se vrau tre fëmijët e saj, gjyqi i dytë i Lindsay Clancy fillon në mars të vitit 2027





