Skema e vjedhjes 700 mijë euro në Postën e Durrësit, del edhe emri i deputetes së Ramës!
Nga Elton Qyno - Syri.net Dalja e emrit të ish-drejtoreshës së postës së Durrësit, Etleva Budini, sot deputete e Partisë Socialiste, ka çuar prokurorinë e Durrësit, në shpalljen e...

Nga Elton Qyno - Syri.net
Dalja e emrit të ish-drejtoreshës së postës së Durrësit, Etleva Budini, sot deputete e Partisë Socialiste, ka çuar prokurorinë e Durrësit, në shpalljen e moskopetencës lëndore të hetimit të skandalit të vjedhjes së mbi 700 mijë euro në postën e qytetit bregdetar.
Vendimi për shpalljen e moskopetencës është marë nga prokurori, Gazmend Frëngu, i cili gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se zyrtarët e postës, kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal, ku ka dyshime të arsyeshme se është përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini.
Kjo e fundit para se të behej deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Postës në Durrës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se hetimi i kryer nga prokurori Frëngu, ka çuar në dyshime të forta se vjedhjet e parave të pensionistëve janë kryer edhe gjatë kohës kur posta drejtohej nga Etleva Budini.
Të implikuar në këtë skemë, dyshohet të jenë dhe njerëz të jashtëm të postës së Durrës, të lidhur ngushtë me një grup kriminal në zonën e Sukthit.
Ndërkohë aktualisht për këtë çështje, nën hetim janë vënë dhe arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
Tashmë dosja do të shqyrtohet nga SPAK, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe të personave të tjerë që sot gëzojnë imunitet parlamentar, siç është rasti i deputetes Etleva Budini.
Budini, ka shërbyer si Drejtore e Filialit të Postës Shqiptare në Durrës deri në mars të vitit 2025. /Syri/
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën

EMRAT/ Vodhën para, flori dhe bizhuteri, përfundojnë në burg dy shqiptarë në Itali

Studentët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Parlamentit

Skandal në Onkologjik/ Osman Stafa: Pacientët me kancer kthehen në shtëpi për mungesë penjësh kirurgjikalë

Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit





