1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

1 në 9 gra në vendin tonë nuk plotësojnë nevojat për kujdes shëndetësor.
Në raportin e fundit mbi barazinë gjinore të Ministrisë së Shëndetësisë, theksohet se afro 11 % e grave në Shqipëri kanë raportuar se nuk kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Për ekspertët e çështjeve sociale kjo lidhet me më së shumti me diferencat gjinore në Shqipëri, e po ashtu me pamundësinë financiare.
“Është sociale, të cilat nuk vuajnë vetëm ngarkesën e gjinisë, vuajnë edhe disa pabarazi të tjera-,pabarazia ekonomike, kanë më pak akses në të ardhura , bëjnë punë më pak të paguara, kanë një rol tjetër të përkujdesjes në familje , element tjetër është transporti, në zonat rurale mungojnë mjekët specialist. kjo kosto e shtuar pasi ëshë kosto të shkosh tek mjeku, kosto për të bërë analiza të specializuara dhe largësia e qendrave shëndetësore. Gratë kanë një status jo dominant në shoqëri, nevoja për kujdes shëndetësor nuk mungon, mungon aksesi në të”, tha pedagogia dhe sociologia, Eris Dhamo.
Gartë e moshuara dhe ato në zonat rurale janë ato që e vuajnë më shumë mungesën e trajtimit të nevojshëm shëndetsor.
“Të jesh një grua e moshuar do të thotë që sot që ke nevojë për më tepër kujdes, ke pak mundësi ta marrësh shërbimin nëse nuk shoqërohesh nga dikush, gratë në zonat rurale nuk e kanë të mënjëhershëm kontaktin me mjekun”, tha Dhamo.
Raporti thekson se gratë të cilat jetojnë në varfëri po ashtu është më e lartë në Shqipëri në krahasim me meshkujt, dhe kjo përqindje ndryshon me rritjen e moshës.
Lexo edhe
SOCIALE
Matura Shtetërore 2026, ja kur hapen aplikimet online për formularët

“Epidemia e heshtur”/ Gjinekologia ngre alarmin: Diagnostikimet për HIV, bëhen vite pas infektimit! Shkak i përhapjes...

Vlorë, fshati Babicë 30 vite pa ujë të pijshëm, në çezma uji vetëm 1 orë në 2 ditë

“Torturohemi për një abone”, pensionisti: Ju lutem vendosni një pikë afër lagjes, erdha nga Fresku!

Paralizë në Bujqësi: Skema Kombëtare 2026 rrezikon dështimin dhe po lë pa para mijëra fermerë





