Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
SOCIALE

“Torturohemi për një abone”, pensionisti: Ju lutem vendosni një pikë afër lagjes, erdha nga Fresku!

N
Nga Xhuljan Ferzaj 1 May 2026, 10:17 · 2 min lexim
“Torturohemi për një abone”, pensionisti: Ju lutem

Pensionistët duhet të përballen me rradhë të gjatë, dhe disa orë pritje për të marr abonenë, në kioska që ndodhen larg banesave të tyre pasi nuk ka pika në çdo lagje të Tiranës.

Një 80 vjeçar, tregoi për Piranjat News se kishte mbi dy orë që priste në rradhë pranë kioskës në zonën e Brrylit, Tiranë.

“Në këtë zonë ku ndodhemi, tek stacioni i autobusit pranë kabinës së Brrylit, kemi vështirësi sepse është gjithë fresku, Xhamlliku, Oxhaku, zona e shkollës së Bashkuar, nuk kanë një pikë për të shpërndarë abonenë e pensionistëve, por grumbullohemi të gjithë tek kioska e Brrylit.

Bëhet një rrëmujë e madhe njerëzish, si gra edhe burra, prandaj ju lutemi vendosni një pikë në mes të kësaj zone, për të lehtësuar njerëzit të marrin këto dokumente që ka dhënë shteti për pensionistët”, tha i moshuari për Piranjat News.

Pensionistët, kërkojnë që pikat e shpërndarjes së aboneve të vendosen afër lagjeve të tyre, largësia dhe pritja disa orë në rradhë iu rrezikon shëndetin.

Në fund të muajit, pensionistët mblidhen në rradhë të gjata pranë pak kioskave të caktuara në Tiranë, një shqetësim që duhet të marrë zgjidhje sa më parë nga institucionet përgjegjëse./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.