96 organizata letër Kuvendit për zonat e mbrojtura

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë, 96 organizata të shoqërisë civile kanë depozituar kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Organizatat kërkojnë rishikimin me prioritet të politikave të qeverisë shqiptare për zonat e mbrojtura.
Kjo kërkesë vjen si vijim i qëndrimit që organizatat e shoqërisë civile paraqitën në vitin 2024 ndaj ndryshimeve në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”. Pavarësisht kundërshtimeve dhe komenteve të paraqitura nga shoqëria civile, në shkurt 2024 Kuvendi e miratoi ligjin e ndryshuar.
Sikundër ishte parashikuar, ndryshimet e futura në ligjin për zonat e mbrojtura po i hapin rrugë jo vetëm dëmtimit të tyre, por edhe mungesës së transparencës në vendimmarrje, anashkalimit të strukturave vendimmarrëse mjedisore dhe dhunës ndaj qytetarëve.
Rasti i investimit në “zonën core” të Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë” është rasti më i fundit.
-Shfuqizimin e menjëhershëm të dispozitave të miratuara me ligjin e ndryshuar për zonat e mbrojtura (nr. 21/2024);
-Nisjen e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për përafrimin e plotë të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura” me standardet e BE-së;
-Vendosjen e një moratoriumi për dhënien e lejeve për zhvillime të reja turistike dhe infrastrukturore në zonat e mbrojtura, deri në sigurimin e përafrimit të plotë me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
-Ligji i ndryshuar po vepron kundër zonave të mbrojtura dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit në BE;
-Investimet në zonat e mbrojtura krijojnë një konflikt me kosto të lartë dhe afatgjatë për të ardhmen e vendit;
-Nuk respektohet pjesëmarrja publike, llogaridhënia dhe transparenca në vendimmarrjen mjedisore.
Lexo edhe
SOCIALE
Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

Fshati Mabë pa ujë prej 6 vitesh, banorët: Ujësjellësi i dytë është prishur

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

Qershia po na kalbet në pemë'/ Fermerët e Drobonikut: Po falimentojmë, s'ka treg dhe as mbështetje nga shteti

Prej 2 vitesh - Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona





