Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

Uji ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale dhe rurale, ndërsa qytetarët janë përballur me vështirësi në lëvizje në rrugë dhe në pedonalen e qytetit.
Siç shihet edhe nga pamjet, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të pedonales, situatë e favorizuar edhe nga bllokimi i pusetave, të cilat nuk kanë përballuar prurjet e mëdha të ujit, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Reshjet mund të kenë sjellë probleme edhe në sektorin e bujqësisë, por deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për dëme në kulturat bujqësore apo në sipërfaqet e mbjella.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme të konsiderueshme materiale apo incidente.
Lexo edhe
SOCIALE
Fshati Mabë pa ujë prej 6 vitesh, banorët: Ujësjellësi i dytë është prishur

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

Qershia po na kalbet në pemë'/ Fermerët e Drobonikut: Po falimentojmë, s'ka treg dhe as mbështetje nga shteti

Prej 2 vitesh - Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

Njihuni me parashikimin e motit, e shtunë 6 qershor

Plazhi i Shëngjinit s'është i sigurt, mungojnë vrojtuesit, pushuesit: Pushteti vendor të marrë masa

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët





