Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Praktikantët në institucionet shtetërore pa pagesën e ushqimit, denoncimi: Po mbyllet muaji i tretë dhe nuk... EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Alarmi mbi infeksionin me hantavirus, mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë! Ja simptomat që shfaqen

P
Piranjat11 May 2026, 23:24 · 2 min lexim
Alarmi mbi infeksionin me hantavirus, mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur mbi shqetësimet e ngritura pas rasteve të fundit me hantavirus, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushte që ky virus të përhapet në përmasa pandemike.

Sipas tij, transmetimi i kufizuar nga njeriu tek njeriu mbetet faktori kryesor që ul rrezikun e një përhapjeje globale.

Harxhi u shpreh se situata e fundit konsiderohet e veçantë, pasi rastet janë shfaqur në një ambient të mbyllur dhe të izoluar, siç është një anije turistike me pasagjerë nga vende të ndryshme të botës.

“Nuk i ka gjasat deri tani që ky virus të kthehet në pandemi. Situata ku ka ndodhur është e veçantë, në një ambient të mbyllur në një anije me një kolektiv të izoluar”, tha ai, ndërsa shtoi se megjithëse virusi ka vdekshmëri të lartë, mënyra e përhapjes nuk favorizon një shpërthim masiv.

“Është një virus që ka një vdekshmëri të lartë, por transmetueshmëria nga njeriu tek njeriu është shumë e ulët dhe nuk përbën element që favorizon përhapje pandemike”, u shpreh Harxhi.

Harxhi shpjegoi gjithashtu natyrën e virusit, duke thënë se ai transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe në raste të caktuara mund të shkaktojë forma të rënda sëmundjeje.

“Koha do të jetë treguesi kryesor, pasi të përfundojë monitorimi i kontakteve dhe periudha e inkubacionit do kemi një përgjigje më të saktë. Janë viruse që japin ethe hemorragjike dhe prekje të veshkave. Në Amerikë format janë më agresive dhe mund të prekin mushkëritë me vdekshmëri deri në 30–40%”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.