Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë
SOCIALE

Korreshi: Pas denoncimit, i vunë flakën mbetjeve duke rrezikuar djegien e pyllit

P
Piranjat11 May 2026, 18:42 · 4 min lexim
Korreshi: Pas denoncimit, i vunë flakën mbetjeve duke rrezikuar

Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët vetëm një ditë pasi u denoncua publikisht si një pikë grumbullimi e paligjshme nga deputeti Saimir Korreshi.

Sipas denoncimit të bërë nga SaimirKorreshi, zona e cilësuar prej tij si një mrekulli natyrore, ishte kthyer prej kohësh në një venddepozitim masiv mbetjesh. Situata u bë publike përmes një videoje, ndërsa pak orë më vonë, mali me mbeturina u përfshi nga zjarri.

Një përpjekje të qëllimshme për të zhdukur gjurmët e ndotjes, ndërsa pasojat janë të rënda për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Tymi i dendur dhe potencialisht kancerogjen ka mbuluar zonën, duke krijuar një rrezik serioz për komunitetin lokal.

Denoncimi i plotë:

Erdhëm përsëri sot. U rikthyem. Do thoni juve, u çmend Saimiri. Nuk u çmend kaq kollaj, por u rikthyem sot për të treguar gjithë plehrat e Lushnjes dhe të Hysgjokajt, që hidheshin në këtë mrekulli natyrore. Dhe shikoni çfarë ka ndodhur sot. Sot, mbasi e kanë parë videon e denoncimit të plehrave të Lushnjës, i kanë vënë flakën. Shiko çfarë situate dhe çfarë batërdije, ku të gjithë njerëzit paguajnë taksa për pastrim, taksa për gjelbërim, taksa për të gjitha të tjerat. E taksat e lushnjarëve janë vetëm një fije shkrepëse.

Përkthehen një fije shkrepëse, për t’i vënë zjarrin, për të ndotur gjithë këtë ambient dhe mund të marri gjithë ky pyll që është këtu, mund të marri flakë. Dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Siç tha dhe shoku Toroland Balla, për djegiet me zjarr, çfarë vepre penale është dhe sa dënohesh.

Këtu mund të rrezikohet i gjithë ky pyllëzim, gjithë kjo bukuri natyrore, të shkrumbohej vetëm nga papërgjegjshmëria e atyre që, ato plehrat që ne treguam dje, donin t’i pastronin me zjarr dhe jo t’i pastronin ashtu siç paguajnë taksat çdo qytetar lushnjar. Ky është krim mjedisor i bërë sot. Gjithë ai pluhur, gjithë ai kancerogjen, ku shkon? Në mushkëritë e të gjithë lushnjarëve. Në vend që të shërbejë kjo për bukuri natyrore për ajër, për të pastruar si mushkëri për gjithë Lushnjen, shërben sot si varrezë e djegies së plehrave.

Jemi këtu, siç ju treguam më lart, atje ku ishim dje, në rrugën e Hysgjokajt. Urdhëro kur duken plehrat e djegura, ato që denoncuam dje. Urdhëro, ku e keni murin me djegie dhe atje ku ishin zjarrfikëset sot në mëngjes që fiknin zjarrin. Masakër mjedisore. Jemi pa fjalë. Edhe njëherë shikojeni, gjithë kjo bukuri, gjithë kjo natyrë nga të gjitha krahët dhe një masakër mjedisore që nuk lë vend për koment. Nuk është kjo zgjidhja. Nuk mundet, nuk mundet kurrsesi të jetë zgjidhja për heqjen dhe pastrimin e plehrave, djegia. Jo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.