Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso...
SOCIALE

Banorët e Fushë-Buallit në Elbasan protestojnë para Bashkisë, 92 familje prej 4 muajsh nuk kanë ujë të pijshëm

P
Piranjat12 October 2026, 17:36 · 1 min lexim
Banorët e Fushë-Buallit në Elbasan protestojnë para

Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve të Bashkisë, pasi po përballen me probleme me ujin e pijshëm. Kjo pasi, 92 familje prej katër muajsh nuk kanë ujë në çezmat e banesave si pasojë e dëmtimit të burimeve natyrore gjatë punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali nga kompania koncesionare “Egnatia Hydropower”, me pronar Paqsor Buzin.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rikthimin e furnizimit me ujë dhe zgjidhjen e situatës e cila, po rëndon jetesën e përditshme. Në protestë ishte e pranishme edhe këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike, Bianka Çopja. Ajo akuzoi Bashkinë për neglizhencë ndaj shqetësimeve të banorëve.

Pas protestës nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Asim Sula u premtoi banorëve ngritjen e një grupi të përbashkët pune me përfaqësues të ujësjellësit, i cili do të inspektojë zonën ku po ndërtohet hidrocentrali, për të verifikuar problematikat e ngritura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.