Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, do t’i përzëmë me gurë

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke kundërshtuar ndërtimet që pretendojnë se po kryhen në pronat e tyre. Protestuesit kanë bllokuar për disa momente rrugën e plazhit, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nëse në zonë mbërrijnë fadroma dhe mjete të tjera për nisjen e punimeve.
Në qendër të konfliktit janë rreth 700 hektarë tokë në zonën bregdetare, të cilat banorët pretendojnë se i kanë përfituar në bazë të ligjit 7501.
Ata shprehen se persona të interesuar për të ndërtuar kanë mbërritur në zonë me pretendime mbi këto prona, duke ngritur shqetësime për të drejtat e tyre të pronësisë. Gjatë protestës, banorët kanë rikujtuar edhe përplasjet e vitit 2009, duke paralajmëruar se do të kundërshtojnë çdo ndërhyrje që, sipas tyre, cenon pronat e tyre.
“Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë”, deklaruan protestuesit, duke paralajmëruar reagim të fortë nëse nisin punimet. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e konfliktit dhe sqarimin ligjor të pronësisë mbi sipërfaqet e pretenduara.
Lexo edhe
SOCIALE
Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës
Fshati pa infrastrukturë, banorët e Rrushkullit në mëshirë të fatit

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

Në hall për ngrohjen, pensionistët e Korçës: Pensionet nuk u dalin as për dru, as për drita

"Të varura nga taksa e ndërtimit"/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

Mbi 1 milion llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda

Përmbytjet në fushën e Maliqit, dëme në tokat bujqësore

Rrebeshe dhe shtrëngata/ Meteorologia tregon si do të jetë moti gjatë së dielës dhe ditët në vijim





