Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane! Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg, lë në fuqi dënimet e të tjerëve Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mo... Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra... “Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parl... “Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mba... “Ma vendosin përballë, por kam keqardhje për të”/ Spiropali flet për Ballukun: Nuk e shoh si ‘xhelat’, por ... “S’e di a më do apo jo!”/ Spiropali ndez luftën kundër Ramës: Të hapet gara në PS pas 17 vitesh. S’kemi kry... “Gjendja do shkojë edhe më keq”! Spiropali me paralajmërim të fortë: Një njeri vendos për gjithçka. Deputet...
SOCIALE

"Të varura nga taksa e ndërtimit"/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

P
Piranjat10 October 2026, 21:05 · 4 min lexim
"Të varura nga taksa e ndërtimit"/ Bashkitë

Bashkitë shqiptare vazhdojnë të mbështeten në masë të konsiderueshme te financimet e qeverisë qendrore, ndërsa të ardhurat që sigurojnë vetë mbulojnë vetëm rreth gjysmën e shpenzimeve vendore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkon një reformë të sistemit të financimit të pushtetit vendor, duke paralajmëruar se struktura aktuale kufizon autonominë financiare dhe qëndrueshmërinë e 61 bashkive të vendit.

Në një raport të asistencës teknike, të publikuar më 9 tetor, FMN-ja vëren se decentralizimi fiskal në Shqipëri ka mbetur pas reformave administrative dhe zgjerimit të përgjegjësive të pushtetit vendor.

Megjithëse pesha e të ardhurave vendore në të ardhurat totale publike është rritur nga 9% në 14% gjatë dekadës së fundit, burimet financiare të bashkive mbeten të fragmentuara, të shpërndara në mënyrë të pabarabartë dhe të varura nga instrumente të paqëndrueshme.

Një prej problemeve kryesore, sipas FMN-së, është mbështetja e konsiderueshme te taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur me aktivitetin e ndërtimit. Të ardhurat nga kjo taksë mund të luhaten, duke e bërë më të vështirë planifikimin afatgjatë të financave vendore.

Për këtë arsye, Fondi rekomandon që taksa periodike mbi pasurinë e paluajtshme të shndërrohet në shtyllën kryesore të financimit të bashkive, përmes kalimit drejt vlerësimit të pronave sipas çmimeve të tregut dhe përmirësimit të kadastrës fiskale.

Raporti evidenton gjithashtu dobësi në sistemin aktual të vlerësimit, përfshirë trajtimin e veçuar të tokës dhe ndërtesës, fragmentimin e të dhënave dhe përjashtimet e gjera tatimore.

FMN-ja sugjeron rishikimin e lehtësimit që ul me 50% vlerën e tatueshme të apartamentit të parë, duke argumentuar se ai kufizon bazën e tatimit.

Në vend të lehtësimeve të përgjithshme, institucioni propozon mbështetje të orientuar sipas gjendjes ekonomike, përfshirë mundësinë e shtyrjes së pagesës së taksës për kategori në vështirësi, si pensionistët dhe të papunët.

Rekomandimet shtrihen edhe te burime të tjera financimi. FMN-ja propozon shqyrtimin e rritjes së normave të taksave mbi transferimin e pasurive të paluajtshme drejt niveleve të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.

Në periudhën afatmesme, raporti sugjeron edhe mundësinë e një shtese vendore mbi tatimin mbi të ardhurat personale, brenda një intervali të kufizuar dhe në kuadër të një sistemi të koordinuar në nivel kombëtar.

Një tjetër problem lidhet me mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga qeveria qendrore.

Sipas FMN-së, transfertat e pakushtëzuara nuk pasqyrojnë plotësisht nevojat për shpenzime të bashkive, ndërsa mekanizmi i barazimit financiar mbetet i kufizuar dhe mbështetet te të ardhurat e realizuara, jo te potenciali real tatimor.

Fondi kërkon rishikimin e këtyre mekanizmave, reduktimin gradual të peshës së transfertave sektoriale dhe forcimin e financimeve të pakushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë fleksibilitet në përdorimin e burimeve.

Për të koordinuar reformën, FMN-ja propozon gjithashtu krijimin ose forcimin e një mekanizmi të pavarur të koordinimit fiskal, si një këshill apo komision që raporton në Parlament.

Rekomandimet e FMN-së vijnë në një moment kur Shqipëria po ndryshon edhe organizimin e pushtetit vendor. Më 9 tetor, Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila redukton numrin e bashkive nga 61 në 46, ndërsa 12 qarqet mbeten të pandryshuara.

Në këtë kontekst, propozimet e Fondit për financimin dhe autonominë fiskale të bashkive marrin një rëndësi të veçantë, teksa struktura e re territoriale do të duhet të përballet me sfidat ekzistuese të sigurimit të të ardhurave dhe ofrimit të shërbimeve vendore. (AP)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.