Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali
SOCIALE

"Na morën votat dhe na lanë në rrugë”, banorët e Maliqit ndihen të tradhtuar nga shkrirja e Bashkisë

P
Piranjat10 October 2026, 15:40 · 3 min lexim
"Na morën votat dhe na lanë në rrugë”,

Vendimi i Parlamentit shqiptar për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës, ka ngjallur pakënaqësi te banorët e kësaj zone.

Maliqi është një nga 15 bashkitë e vendit që preken nga reforma, ndërsa qytetarët shprehen të zhgënjyer nga vendimi, duke e konsideruar atë një tradhti ndaj votës së tyre.

Banorët thonë se bashkimi me Korçën do të vështirësojë marrjen e shërbimeve administrative, veçanërisht për banorët e fshatrave të largëta, të cilët do të duhet të përshkojnë distanca të konsiderueshme për të zgjidhur probleme që deri më tani i trajtonin pranë bashkisë së tyre.

“100% u tradhtuan. Tradhtia më e madhe që bëri parlamenti dhe deputetët e qarkut të Korçës. Jazëk u qoftë! Erdhën, morën votat, morën besimin e këtij populli dhe e lanë rrugës të tradhtuar. Maliqi mbaroi. Kjo është fatkeqësi. Ore, do shkosh në Korçë për një hall? Për Moglicën e Dusharin mos pyet më, të marrin pasaportën me vete, të hyjnë në ndonjë hotel të flenë, se problem brenda ditës nuk zgjidhin më.”

Të tjerë banorë shprehen se reforma do ta përkeqësojë më tej situatën, duke e bërë më të vështirë marrjen e shërbimeve për qytetarët që jetojnë larg qendrës së re administrative.

“Më keq. Ku do vejë nga Moglica në Korçë? Të marrësh një fletë, një shërbim? Më keq. Na tradhtuan, na tradhtuan.”

Shqetësimin e ndajnë edhe të moshuarit, për të cilët udhëtimi drejt Korçës për dokumente apo shërbime të zakonshme mund të kthehet në një barrë të rëndë ekonomike.

“A vete ky njeri në bashki për një kartë? Jam 72 vjeç. Bashkia nuk duhej prishur. Ngrihet ai nga andej e të shkojë në Korçë? Ka lekë? S’ka. Ne jemi qytet e s’kemi 5 lekë, jo më ai i fshatit.”

Bashkia e Maliqit administron më shumë se 80 fshatra dhe ka rreth 30 mijë banorë. Me shkrirjen e saj dhe bashkimin me Korçën, ajo bëhet bashkia me popullsinë më të madhe ndër njësitë vendore që preken nga reforma territoriale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.