Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol...
SOCIALE

Elbasani bëhet qendra e diskutimit europian për Alzheimerin, ekspertë nga mbi 20 vende në konferencën “Ethics in Dementia”

P
Piranjat20 July 2026, 14:32 · 2 min lexim
Elbasani bëhet qendra e diskutimit europian për Alzheimerin,

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” do të presë një nga aktivitetet më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare në fushën e demencës. Përmes Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike do të organizohet konferenca “EDEM Conference – Ethics in Dementia”, aktiviteti përmbyllës i rrjetit europian COST Action CA21137 – Ethics in Dementia.

Konferenca do të sjellë në Elbasan studiues, ekspertë të etikës, profesionistë të shëndetësisë dhe politikëbërës nga më shumë se 20 vende të botës, në kuadër të Muajit Botëror të Alzheimerit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i kërkimit shkencor, rritja e ndërgjegjësimit për sfidat që sjell demenca dhe diskutimi i çështjeve etike që lidhen me kujdesin ndaj personave të prekur nga kjo sëmundje.

Në konferencë pritet të marrin pjesë emra të njohur ndërkombëtarë në fushën e etikës biomjekësore dhe kërkimit mbi Alzheimerin. Programi do të përfshijë leksione plenare, panele diskutimi dhe prezantime shkencore mbi tema si autonomia dhe dinjiteti i pacientëve, vendimmarrja klinike, kujdesi familjar, përdorimi i teknologjisë në shërbim të pacientëve dhe politikat europiane në këtë fushë.

Organizimi i këtij aktiviteti vjen me angazhimin e Prof. as. dr. Elona Gaxhja, Drejtuese e Departamentit të Infermieristikës, e cila ka qenë pjesë aktive e rrjetit europian EDEM dhe do të jetë organizatore lokale e konferencës.

Zhvillimi i kësaj konference në Elbasan përbën një vlerësim për Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe komunitetin akademik shqiptar, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke e pozicionuar qytetin si një pikë të rëndësishme të aktiviteteve shkencore në Europë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.