Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV
SOCIALE

Vetëm 20% e buxheteve të bashkive shkon për investime, pjesa më e madhe për paga dhe shpenzime operative

P
Piranjat19 July 2026, 12:10 · 3 min lexim
Vetëm 20% e buxheteve të bashkive shkon për investime, pjesa

Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme.  Referuar raportit të Financave Vendore për vitin 2025, në shumë bashki të vogla dhe të mesme shpenzimet për paga dhe operative zënë me shumë së 60 % të buxhetit, ndërkohë në bashkitë e mëdha ky raport është më i ulët.

Nëse do ti referohemi të dhënave ku paraqitet struktura e shpenzimeve sipas natyrës për vitin 2015 dhe vitin 2025, konstatohet se aktualisht vetëm 18%-20% e shpenzimeve vendore shkojnë për investime kapitale, pjesa tjetër për paga dhe shpenzimeve operative.

Konkretisht bashkitë kanë shpenzuar në total në vitin 2025, 92.4 miliardë lekë, nga të cilat 29.1 miliardë janë shpenzime operative; 40 miliardë lekë paga dhe sigurime dhe vetëm 23.2 miliardë lekë investime.

Kjo tregon se një pjesë e madhe e rritjes së buxhetit nuk është përdorur në drejtim të zhvillimit ekonomik vendor, kryesisht në bashkitë e vogla.

Nga analiza rezulton se në vitin 2025, rreth 40 % e buxhetit të bashkisë Tiranë është përdorur për investime, ndërkohë në bashkitë e tjera si Durrës, Elbasan etj, rreth 30 % e buxhetit është përdorur për investime. Ky raport i shpenzimeve për investime paraqitet kryesisht në bashkitë e mëdha dhe të mesme.

Investimet nga burimet e veta janë rritur nga 12 miliard lekë në vitin 2015 në rreth 23.2 miliard lekë, në vitin 2025. Investimet kryesisht janë fokusuar në: infrastrukturë rrugore, ujitje-kullim, menaxhim mbetjesh, zhvillim urban.

Përsa i përket shpenzimeve për paga/sigurime dhe operative konstatohet një rritje e konsiderueshme nga viti 2015 në vitin 2025. Kjo rezulton një rritje e cila është vjen paralelisht me rritjen e të ardhurave dhe buxhetit vendor dhe me rritjen e volumit të shërbimeve për komunitetet vendore. Si rezultat i krijimit të njësive të reja vendore, bashkitë e reja administrojnë një territor shumë herë më të madh se para reformës administrativo territoriale, si rrjedhojë kanë rritur edhe nivelin e shërbimeve që ofrojnë.

Gjithashtu, ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve për paga ka patur edhe transferimi i funksioneve nga ministritë e linjës te bashkitë në vitin 2015, bashkë me stafin përkatës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.