Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e lehtë në nivel kombëtar, por me diferenca të forta mes qarqeve. Sipas të dhënave të INSTAT, numri total i të punësuarve në 2025, pësoi tkurrje vjetore prej 4,886 të personash ose 0.4%.
Rënia më e thellë u regjistrua në Kukës, ku punësimi ra me 18.2% në raport me një vit më parë. Numri i të punësuarve në këtë qark zbriti në 28,323 persona në 2025, nga 34,621 në vitin 2024, me 6,298 vende pune më pak. Kukësi vijon të jetë ndër qarqet më të ekspozuara ndaj tkurrjes demografike, emigracionit dhe varfërisë, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun e punës. Sipas të dhënave 68 e të punësuarve në këtë qark punojnë në bujqësi, më të larti në rang vendi teksa kontributi prodhimi bujqësor kombëtar është më i ulëti.
Pas Kukësit, rënien më të madhe e shënoi Gjirokastra, ku numri i të punësuarve ra me 15.1%. Në këtë qark u numëruan 29,540 të punësuar në vitin 2025, nga 34,809 një vit më parë, me një humbje prej 5,269 vendesh pune. Tkurrja e popullsisë në moshë pune, largimi i të rinjve dhe përqendrimi i aktivitetit ekonomik në pak sektorë e bëjnë këtë qark më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të punësimit.
Elbasani regjistroi rënien më të madhe në numër absolut, me 8,162 të punësuar më pak. Punësimi në këtë qark zbriti në 102,712 persona, nga 110,874 në vitin 2024, me një rënie prej 7.4%. Kjo tregon një dobësim të tregut lokal të punës në një qark me peshë të rëndësishme industriale dhe shërbimesh, ku ristrukturimi i aktiviteteve ekonomike dhe lëvizja e fuqisë punëtore drejt Tiranës dhe emigracionit kanë ndikuar në uljen e numrit të të punësuarve.
Rënie të ndjeshme pati edhe Korça, me 4,737 të punësuar më pak, ose -5.2%, ndërsa Shkodra humbi 2,921 të punësuar, me një tkurrje prej 3.9%. Dibra gjithashtu shënoi rënie, me 1,682 të punësuar më pak, ose -3.2%.
Në kahun tjetër, Tirana ishte qarku që kompensoi pjesërisht rënien në qarqet e tjera, duke shtuar 17,986 të punësuar, ose 5.1% më shumë se në vitin 2024. Kjo tregon se tregu i punës po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet, ku ndodhen pjesa më e madhe e shërbimeve, administratës, ndërtimit, teknologjisë dhe aktiviteteve me produktivitet më të lartë.
Të dhënat tregojnë një polarizim të tregut të punës dhe ekonomisë, pasi Tirana vijon të tërheqë punësim dhe fuqi punëtore, ndërsa qarqet periferike, veçanërisht Kukësi, Gjirokastra, por edhe ato të qendrës si Elbasani, po përballen me humbje të ndjeshme vendesh pune. Arsyet kryesore lidhen me emigracionin, plakjen e popullsisë, zhvendosjen e fuqisë punëtore drejt Tiranës dhe dobësinë strukturore të ekonomive lokale./ Monitor
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sist...
Pensionistët në qytetin e Elbasanit vijojnë të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa pensionet ...
Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e...
Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator. Sipas u...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...
Rastet e dhunës mes të rinjve dhe përfshirja e të miturve në ngjarje të rënda janë një fenomen që kërko...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatarisht 16,500 lekë ose 526 lekë më të ulëta se ato të...
Të huajt e ardhur si turistë në Shqipëri kanë shtuar kërkesën për bulmet, por në vend të qumështit vendas...
Saga e restaurimit të radhës të Muzeut Arkeologjik të Durrësit mori fund 28 prillin e këtij viti, gati 4 vite vite pas tërmet...
Shqipëria ka miratuar ligje, strategji dhe skema mbështetëse për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, ndë...