Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Denoncim nga Tropoja/ Rruga drejt shkollës “Jaho Salihi” e shkatërruar prej vitesh! Banorët: Institucionet ... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali
SOCIALE

Treni Durrës-Rrogozhinë/ Shtyhet afati i tenderit 90 milionë euro

P
Piranjat 9 June 2026, 18:23 · 2 min lexim
Treni Durrës-Rrogozhinë/ Shtyhet afati i tenderit 90 milionë euro

Hekurudha Shqiptare ka shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave në tenderin ndërkombëtar me vlerë 90 mln euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të ndryshuar të publikuar në platformën evropiane TED, afati për paraqitjen e ofertave është zhvendosur nga data 10 qershor në 22 korrik 2026, duke u dhënë operatorëve ekonomikë rreth 6 javë shtesë për përgatitjen e dokumentacionit.

Përtej shtyrjes së afatit, dokumenti i ri sjell edhe disa kërkesa shtesë për kompanitë pjesëmarrëse. Kontraktori që do të shpallet fitues do të duhet të respektojë detyrimet e Bankës Evropiane të Investimeve për integritetin, mbrojtjen e mjedisit dhe aspektet sociale, si dhe të hartojë plane të posaçme për menaxhimin e çështjeve mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë gjatë zbatimit të punimeve.

Po ashtu, në ndryshim nga njoftimi i parë, ofertuesve u kërkohet të paraqesin edhe informacion mbi stafin dhe kualifikimet profesionale të personelit që do të angazhohet në projekt.

Projekti parashikon projektimin dhe ndërtimin e rreth 34 km linjë hekurudhore, kryesisht mbi gjurmën ekzistuese. Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe ndërtimin e urave, nënkalimeve dhe mbikalimeve për këmbësorë, rehabilitimin e një tuneli rreth 380 metra të gjatë, modernizimin e kalimeve në nivel, si dhe instalimin e sistemeve moderne të sinjalistikës hekurudhore.

Në paketën e investimit përfshihet gjithashtu rikonstruksioni i 5 stacioneve hekurudhore, ndërtimi ose rehabilitimi i rrugëve paralele të aksesit dhe masa për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Linja do të projektohet në mënyrë që të mund të elektrifikohet në një fazë të mëvonshme.

Vlera e parashikuar e kontratës mbetet 90 milionë euro pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e zbatimit është 48 muaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.