Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
SOCIALE

Qyteti po na mbyt/ Ndotja në Tiranë tejkalon 3 herë normat e sigurisë globale

P
Piranjat24 May 2026, 11:05 · 3 min lexim
Qyteti po na mbyt/ Ndotja në Tiranë tejkalon 3 herë normat e

Tirana ndodhet përballë një realiteti alarmant mjedisor, ku cilësia e ajrit po kthehet në një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Sipas të dhënave të fundit nga platforma globale e monitorimit IQAir, Tirana renditet si qyteti i 1990-të më i ndotur në botë nga 9,446 qytete të analizuara. Kjo statistikë tregon qartë se kryeqyteti shqiptar mbetet larg standardeve të shëndetshme, duke u pozicionuar në një zonë rreziku ku ndotja është e vazhdueshme.

Analiza e vlerave të grimcave të imta PM2.5 për periudhën 2020-2025 nxjerr në pah një luhatje shqetësuese. Pavarësisht një rënieje të lehtë në vitin 2025 me një mesatare vjetore prej 12.9 µg/m³, niveli mbetet më shumë se dyfishi i normës së sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila këshillon një limit prej 5 µg/m³. Historiku i viteve të fundit dëshmon për një krizë të pandalshme, në vitin 2020 nivelet ishin 16.0 µg/m³, në 2021 ishin 12.5 µg/m³, në 2022 ishin 14.5 µg/m³, ndërsa në vitin 2023 arritën pikun e 16.7 µg/m³, për të vijuar me 14.5 µg/m³ në vitin 2024. Këto shifra vërtetojnë se ajri në Tiranë thithet në kushte toksike thuajse çdo vit.

Ky realitet mbështetet edhe nga raporti teknik i organizatës Co-PLAN, i publikuar në mars 2025, i cili identifikon qytetin si një zonë në ndotje konstante. Raporti konfirmon se zonat me densitet të lartë ndërtimi, si Ish-Stacioni i Trenit, Kombinati, zona e Unazës dhe Rruga e Elbasanit, mbyten nga grimcat PM2.5, PM10 dhe dioksidi i azotit. Përveç cilësisë së ajrit, Co-PLAN raporton një krizë të dyfishtë përmes ndotjes akustike, ku zhurmat urbane tejkalojnë nivelet e tolerueshme për gjumin dhe mirëqenien, si pasojë e mbingarkesës së trafikut dhe planifikimit urban kaotik.

Kjo krizë nuk është thjesht një dukuri natyrore, por pasojë e drejtpërdrejtë e betonizimit agresiv që ka bllokuar rrymat e pastra që vijnë nga Mali i Dajtit. Ndërsa institucionet përgjegjëse, si Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vazhdojnë të heshtin ose të manipulojnë realitetin, qytetarët po paguajnë koston me shëndetin e tyre, duke u përballur me shtimin e sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare. 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.