Banka e Shqipërisë: Qiratë po shtrenjtohen, mungojnë apartamentet afatgjata

Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se kërkesa për qira është shtuar dhe çmimet janë rritur, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare. Për ekspertët, një nga faktorët kryesorë mbetet orientimi i pronarëve drejt qirave ditore për turistët.
Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në vitin që lamë pas u rrit me 41.7% në rang vendi dhe me 32.6% në Tiranë, krahasuar me një vit më parë. Banka evidenton gjithashtu se çmimet e qirave kanë vijuar të rriten edhe gjatë vitit 2026.
Të dhënat tregojnë edhe rritje të fortë të aktivitetit në treg. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 u raportuan 1,959 prona të shitura, nga 863 një periudhë më parë.
Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e turizmit dhe zhvendosjen e apartamenteve drejt platformave afatshkurtra, presioni mbi tregun e qirave pritet të vijojë.
Lexo edhe
SOCIALE
Qyteti po na mbyt/ Ndotja në Tiranë tejkalon 3 herë normat e sigurisë globale

Reshje të lehta dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë e abonentëve pa energji elektrike

VIDEO dramatike/ Punimet për Korridorin VIII ndotin masivisht Lumin Shkumbin në aksin Librazhd-Peqin

Koshat mbahen për 'dekor', mbeturinat lihen në katet e palleteve

Rënia e nxënësve/ Universitetet mbahen nga vajzat, alarmi i ri i arsimit në Shqipëri

Sigurimet e lira shëndetësore po joshin amerikanët, por mund t’i lënë me borxhe marramendëse





