Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Lumi Lavdar ‘kërcënon’ Voskopin/ Banorët: Në ankth nga përmbytjet e radhës

P
Piranjat 4 May 2026, 16:36 · 3 min lexim
Lumi Lavdar ‘kërcënon’ Voskopin/  Banorët: Në

Banorët e fshatit Voskop në Korcë i ndiejnë ende të freskëta ditët e përmbytjeve të nëntorit apo dhjetorit të vitit të kaluar, ku për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Lavadarit, dëmet në banesa apo tokat bujqësore ishin të mëdha. Por pavarësisht përmbytjeve të fundit, institucionet ende nuk kanë marr asnjë masë, për të shmangur situata të tilla.

Banorët shprehen se lumi ka nevojë për pastrim, ndërsa ata jetojnë me frikë sa herë që bien reshje shiu, për shkak të rrezikut të daljes së lumit nga shtrati

Pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e nëntorit dhe dhjetorit mbeten ende të dukshme në fshatin Voskop të Korçës. Pamja përgjatë shtratit të lumit Lavdar është e rënduar, struktura betoni të dëmtuara, gurë dhe inerte të shpërndara, si dhe erozion i theksuar i brigjeve, janë kthyer në një realitet të përditshëm për banorët.

Në shumë segmente, mbrojtjet anësore të lumit duken të shembura, ndërsa mbeturina dhe materiale të ndryshme janë grumbulluar në rrjedhën e ujit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për bllokime dhe përmbytje të reja. Sipas banorëve, ndërhyrja e bashkisë ka qenë minimale dhe pastrimi i fundit i lumit është kryer në muajin nëntor.

Banorët theksojnë se lumi paraqet rrezik të lartë, veçanërisht për një lagje me rreth 40 banesa, ku të paktën 10 familje janë në rrezik të drejtpërdrejtë. Ata kujtojnë se situata të ngjashme janë përsëritur ndër vite, përfshirë përmbytjet e vitit 1991, kur uji depërtoi nëpër shtëpi dhe përmbyti të gjithë zonën.

Përveç kërcënimit ndaj jetës dhe banesave, në rrezik janë edhe tokat bujqësore, të cilat dëmtohen nga dalja e lumit nga shtrati. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet

Sipas tyre, lumi i Lavdarit që kalon përmes fshatit dhe bashkohet me lumin e Gjonomadhit është burimi kryesor i rrezikut. Çdo reshje shiu rikthen frikën se lumi mund të dalë sërish nga shtrati dhe të përmbytë gjithçka përpara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.