Grabitje prej 50 mijë eurosh, pranga grupit të shqiptarëve për 19 vjedhje banesash
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Politika shqiptare njeh jo pak raste kur zërat kritikë brenda partive përfundojnë duke mbështetur pikërisht vendimet që kan&e...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar ...
Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas me...
Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qënë e programuar 4 di...
Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK për korrupsion është liruar nga burgu duke u caktuar masa arr...
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner ka reaguar për projektin e zhvillim...

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për strehim të përballueshëm, do të jenë pagesat për qiratë me të drejtë blerje për apartamente te banesat sociale dhe dhënia e kredive me 0% interes.
Skema e parë është programi “Qira me të drejtë blerjeje”. Përfituesit do të mund të marrin një banesë me qira të programit dhe një pjesë e pagesave të qirasë do të llogaritet më pas në çmimin e blerjes së banesës.
Skema e dytë lidhet me kreditë me interes 0% dhe garancinë për familjet që kanë mundësi ta shlyejnë kredinë, por nuk kanë kolateralin ose paratë për pagesën fillestare. Në këtë rast, qeveria mund të garantojë një pjesë të kredisë, përmes marrëveshjeve me institucionet financiare.
Sipas projektligjit, kategoritë që mund të përfitojnë nga programet e strehimit të përballueshëm do të jenë familjet me të ardhura të ulëta ose të mesme që nuk kanë mundësi të sigurojnë banesë në tregun e lirë, të rinjtë në fillim të karrierës, familjet e reja, familjet një-prindërore me fëmijë të mitur, punonjësit e shërbimeve publike dhe profesioneve prioritare, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, si dhe qytetarët e rikthyer nga emigracioni.
Projektligji prek disa nene në ligjin aktual për strehimin social, por mban të pandryshuar skemën për subvencionet e qirave sipas çmimeve të vlerës së tregut.
Ligji në fuqi parashikon që masa e subvencionit të përcaktohet mbi bazën e çmimeve mesatare të qirave sipas vlerës së tregut. Kufirin 100% të masës së subvencionit e përcaktojnë bashkitë, bazuar në çmimet mesatare të qirave për vitin e mëparshëm.
Për rastet kur një familje zgjedh të jetojë në një apartament me qira me çmim mesatar mbi kufirin e përcaktuar si masë subvencionimi 100%, diferencën e çmimit do ta paguajë vetë. Ligji parashikon se edhe kjo pagesë do të ketë një kufi, dhe nuk mund të kalojë 25% të të ardhurave të familjes.
Në Tiranë, çmimet mesatare të qirave për të dyja tipologjitë e apartamenteve llogariten në vlerën e 721 euro në muaj. Për apartamentet e tipologjisë 1+1 çmimet mesatare të qirasë kanë arritur 590 euro në muaj.
Për apartamentet 2+1 çmimi mestar kanë arritur 954 euro në muaj. Të dhënat janë publikuar nga Monitor sipas përllogaritjeve të një prej agjencive imobiliarë për transaksionet e periudhës janar-qershor 2026. Në raport me pagën mesatare bruto prej rreth 90 mijë lekësh, kjo qira përfaqëson rreth 77% të të ardhurave bruto.
Në Tiranë çmimet e qirave ndryshojnë ndjeshëm nga një zonë në tjetrën.
Për apartamentet 1+1, qiratë mesatare deri në qershor varionin nga rreth 320-350 euro në zonat periferike, deri në rreth 830-850 euro në muaj për zonat afër qendrës. Ndërsa për apartamentet 2+1 varionin çmimet varionin nga 450 euro për zonën e Freskut, deri në 1,500 euro në muaj në zonën pranë stadiumit “Air Albania”.
Kryeministri Rama më herët, gjatë prezantimit të reformës së strehimit, për masën e subvencionimit të qirasë tha se parashikohet të arrijë deri në 50% të vlerës për çiftet e reja dhe për emigrantët që do të kthehen në vend. Sipas tij skema e subvencionimit do të përfshijë qiratë e apartamenteve me vlerë deri në 400 euro.
Në vitin e parë, sipas tij do të përfitojnë 3 mijë individë, ndërsa shteti parashikohet të subvencionojë 50% të qirasë ose deri në 200 euro në muaj.
Programet e reja
Përmirësimi i subvencionimit të qirasë dhe aktivizimi i banesave private
Projektakti zgjeron instrumentet e subvencionimit të qirasë dhe parashikon mekanizma të rinj për përdorimin e stokut privat të banesave.
Nëpërmjet nenit 17 të projektligjit, shtohet neni 39/1, i cili i jep AKTSS-së dhe njësive të vetëqeverisjes vendore mundësinë për të identifikuar dhe kontraktuar banesa private të pabanuara për qëllime të strehimit social dhe të përballueshëm.
Marrëveshjet me pronarët mund të përfshijnë qira afatmesme ose afatgjata, garanci për pagesën e qirasë, mbulimin e pjesshëm të kostove të mirëmbajtjes ose rehabilitimit dhe administrimin e banesës.
Kriteret, procedurat dhe format e financimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Gjithashtu, neni 18 i projektligjit shton një program të posaçëm për subvencionimin e qirasë për kategoritë e veçanta, duke parashikuar përdorimin e një platforme elektronike për regjistrimin e banesave, aplikimin dhe administrimin e procedurave.
12.Programi “Qira me të drejtë blerjeje”
Nëpërmjet nenit 21 të projektligjit krijohet një kapitull i veçantë për programin “Qira me të drejtë blerjeje” dhe shtohet neni 43/1.
Ky program krijon mundësinë që përfituesit të përdorin banesën në pronësi të AKTSS-së kundrejt një pagese periodike, ku një pjesë e pagesave mund të kreditohet në çmimin e blerjes së banesës. Ndryshimi i destinacionit të një banese nga programi i banesave sociale me qira në programin “qira me të drejtë blerjeje” do të bëhet vetëm kur kjo përputhet me nevojat e identifikuara të strehimit dhe nuk cenon nevojat për banesa sociale me qira.
Instrumentet e reja të financimit dhe garancisë
Projektakti parashikon edhe instrumente financiare të reja për përfituesit që kanë kapacitet për të marrë kredi.
Nëpërmjet nenit 24 të projektligjit, parashikohet mundësia e kredive me interes 0 për qind, të subvencionuara nga FSKS-ja dhe/ose buxheti i shtetit, nëpërmjet AKTSS-së.
Po në këtë nen, nëpërmjet shtimit të nenit 47/2, parashikohet garancia e pjesshme nga FSKS-ja, për individët dhe familjet që kanë aftësi për të shlyer kredinë, por nuk disponojnë kolateralin ose kontributin fillestar të kërkuar nga institucioni financiar.
Garancia do të mbulojë një pjesë të principalit të kredisë dhe zbatimi i saj do të bëhet nëpërmjet marrëveshjeve ndërmjet AKTSS-së dhe institucioneve financiare.
Neni 6
Pas nenit 13 shtohet neni 13/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 13/1 Kategoritë dhe subjektet përfituese të strehimit të përballueshëm
Përfitues të programeve të strehimit të përballueshëm janë individët/familjet që: a) nuk disponojnë banesë në pronësi, janë në norma strehimi ose jetojnë në banesa jashtë standarteve për banim; dhe/ose b) nuk kanë akses në tregun e lirë të qirasë apo të blerjes; dhe c) plotësojnë kriteret e të ardhurave sipas niveleve të këtij ligji.
2.Programet e strehimit të përballueshëm targetojnë këto grupe:
a) familje me të ardhura sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 3 të këtij ligji;
b) familje me të ardhura të mesme që, për shkak të çmimeve të tregut, nuk përballojnë blerjen ose qiranë ;
c) të rinjtë në fillim të karrierës;
d) familjet e reja ku mosha e anëtarit më të madh është jo më shumë se 40 vjeç ;
e) familjet njëprindërore në ngarkim fëmijë të mitur ;
f) punonjës të shërbimeve publike dhe profesione prioritare,
g) personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre.
h) qytetarë të rikthyer nga emigracioni që plotësojnë kushtet e programit.
Kufijtë e të ardhurave dhe mënyra e kategorizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Neni 33 i ligjit aktual për subvencionimin e qirasë sipas çmimeve të vlerës së tregut
Vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Vlera maksimale e subvencionit të qirasë përcaktohet çdo vit, bazuar në të dhënat e vitit të mëparshëm, dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 25 për qind të të ardhurave të familjes.
Mënyra e llogaritjes së vlerës së subvencionimit të qirasë në tregun e lirë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave./Monitor
Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektorët zbuluan 318 t...
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesi...
Shpenzimet familjare u rritën me 2,3% në 2025. Argëtimi dhe kultura shënuan rritjen më të madhe, ndërsa Tirana kryeson me mbi...
Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mj...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
I ftuar sot në “Ora News”, Rigels Xhemollari foli për kostot e larta me të cilat përballen studentët që vijnë n...
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të...
Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të pa...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Jo vetëm shqiptarët, por tashmë edhe të huajt duket se kanë hequr dorë nga investimet në sektorin e bujqësisë n&eum...