Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...

Plakja e popullsisë po ndryshon gjithnjë e më shumë strukturën sociale në Shqipëri, por ndërkohë po shëndërrohet në një krizë shendetësore dhe humanitare.
Të dhënat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë (PNUD) në vitin 2026 tregojnë se rreth 20% e popullsisë është mbi 65 vjeç, ndërsa me rritjen e kësaj grupmoshe po shtohen edhe sfidat për kujdesin ndaj tyre.
Familja vijon të jetë mbështetja kryesore, por roli i saj po bëhet më i vështirë. Të dhënat e PNUD tregojnë se për 43-49% e të moshuarve kujdeset njëri nga bashkëshortët dhe 32-45% e pjesës tjetër kujdesen fëmijët.
Megjithatë, kjo strukturë po dobësohet nga emigracioni dhe ndryshimet sociale. Burrat mbështeten kryesisht tek gratë për kujdes, ndërsa gratë e moshuara janë më të ekspozuara ndaj vetmisë dhe shpesh mbeten pa mbështetje.
Për një pjesë të konsiderueshme, mungesa e familjarëve është një problem i përditshëm. Rreth 41% e të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme jetojnë larg fëmijëve ose të afërmve, çka e bën më të vështirë përballimin e nevojave bazë.
Gjendja shëndetësore përbën një tjetër sfidë të madhe. Shumica e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike, ku 84% kanë probleme kardiovaskulare, 76% kufizime fizike dhe 61% artrit.
Një në pesë përballet edhe me probleme të shëndetit mendor. Në të njëjtën kohë, 68% e të moshuarve me varësi të lartë nuk ndihen të sigurt në banesat e tyre. Situata rëndohet nga mungesa e transportit publik për 61% të tyre, duke kufizuar aksesin në shërbimet shëndetësore, sidomos jashtë Tiranës.
Vështirësitë ekonomike mbeten një pengesë e fortë për marrjen e shërbimeve. Rreth 13% e të moshuarve jetojnë me më pak se 10 mijë lekë në muaj, ndërsa 72% kanë të ardhura nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë. Si pasojë, 67% deklarojnë se nuk mund të përballojnë një kujdestar privat.
Edhe shërbimet publike nuk arrijnë të plotësojnë nevojat në rritje. Qendrat rezidenciale dhe ato ditore përballen me mungesë personeli dhe nuk ofrojnë gjithmonë shërbime të nevojshme si fizioterapia apo kujdesi për demencën, ndonëse kërkesa për to është e lartë.
Në këtë situatë, presioni reflektohet edhe në gjendjen emocionale të të moshuarve. Rreth 72% e atyre me varësi të lartë raportojnë stres dhe ankth, një problem që bëhet më i theksuar tek ata që jetojnë vetëm.
Të dhënat tregojnë se plakja e popullsisë po kthehet në një sfidë të rëndësishme për politikat sociale, duke kërkuar më shumë mbështetje dhe shërbime për këtë kategori./Monitor
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Ka një moment që çdo shqiptar e ka kaluar të paktën një herë: blen të njëjtin produkt jashtë shtetit…...
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë pritet të rihapë dyert në vjeshtë pas rindërtimit, por komunite...
Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët, mbi qyte...
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë s...
Era e djegies u ndje fillimisht lehtë. Pastaj erdhën britma nëpër korridor. Në katin e tretë të një godine të vjet&...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bashku me efektet e luftës në Iran kanë sjellë lëvizje të ndjeshm...
Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo është pamja me të cilën përballen çdo ditë mijë...
Ndërsa pacientët dhe familjarët e tyre ankohen çdo ditë për mungesën e ilaçeve, pajisjeve dhe shërbimeve baz&eu...