Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18 mijë që ishte numri i tyre deri në dhjetor 2025.
Konkretisht, sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit numri i të huajve të punësuar në vend arriti në 22,693 shtetas deri në 30 qershor 2026.
Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar.
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në Qershor 2026 arriti në 3,552 shtetas të pajisur me leje pune, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend.
Pas tyre janë shtetasit nga India me 3,423 të punësuar apo 15% të totalit. Shtetasit nga Egjipti arritën në 3,283 të punësuar.
Pas tyre renditet Turqia me 1,503 leje unike për punëmarrës dhe Italia me 1,306 leje.
Më tej, ndër shtetet e tjera me numër më të lartë të punëmarrësve të huaj të pajisur me leje unike janë SHBA-të me 619 leje, Indonezia me 229 shtetas, Kina me 212 shtetas të pajisur me leje unike nga punëmarrësit etj.
Vitet e fundit shumë sipërmarrës, veçanërisht të sektorit të shërbimit në bare dhe restorante kanë pohuar për Monitor se kanë rritur ndjeshëm punësimin e shtetasve të huaj nga Filipinet dhe India.
Shumë të huaj nga këto shtete, janë të punësuar në bare dhe restorante në pozicione pune, si kamarier, pastrues apo kuzhinierë. Të tjera punësime janë bëra edhe në fabrikat e prodhimit, të cilët po punësojnë inxhinierë të rinj nga India.
Ndërsa shtetasit nga Egjipti më tepër po punësohen nga sektori i transportit, blegtorisë dhe në agroturizëm.
Po ashtu, së tepërmi punësimi i të huajve është zgjeruar edhe në familje. Shtetase nga Filipinet po punësohen si personel për kujdesin ndaj fëmijëve (dado), të moshuarve ose për mirëmbajtjen e shtëpisë.
Italianët dhe shtetasit e Kosovës vijojnë të kryesojnë vetëpunësimin
Ndryshe nga lejet unike për punëmarrës, të cilat dominohen nga shtetasit e Filipineve, Indisë dhe Egjiptit, lejet unike për të vetëpunësuar kryesohen nga shtetasit italianë.
Nga gjithsej 2,361 leje unike për të vetëpunësuar, 868 u përkasin shtetasve italianë ose rreth 37% e totalit.
Pas Italisë renditet Kosova me 283 leje, e ndjekur nga Turqia me 199, SHBA me 198, Ukraina me 92, Siria me 68, Gjermania me 67 dhe Polonia me 65 leje unike për të vetëpunësuar etj. /Monitor
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” do të presë një nga aktivitetet më të rëndësishme shkencore nd...
Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtu...
Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas b...
Historia prekëse e 80-vjeçarit nga Ruzhdija që mban i vetëm familjen, kujdeset për djalin me aftësi të kufizuara dhe rrit d...
Në rrugën “Pavarësia”, që përshkon për gati 4 kilometra plazhin e Durrësit, shqiptarët e Kosovës nuk ja...
Në pamje të parë, sezoni veror në Durrës dhe Golem, rajoni më i rëndësishëm i turizmit masiv në vend, nuk duke...
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi po rritet me shpejtësi në Evropë, por mungesa e rregullave dhe mbi...
Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipëri, por edhe një...
KOLONJË- Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë prodhimet e ty...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e lehtë në nivel kombëtar, por me diferenca të forta mes qarqeve. Si...