'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Ndërsa mijëra shqiptarë vazhdojnë të largohen drejt Perëndimit, kantieret e ndërtimit, hoteleritë dhe fabrikat në Shqipëri po flasin gjithnjë e më shumë në gjuhë të huaja.
Me mbi 22 mijë leje qëndrimi, punëtorët nga Filipinet, India apo Egjipti po shihen si “varkë shpëtimi” për krizën e thellë të fuqisë punëtore.
Por, pas shifrave entuziaste të shpërndara nga institucionet, fshihet një hije e rëndë: Skema mashtrimi, kontrata të shkelura, pasaporta të mbajtura peng dhe, në rastet më tragjike, aksidente fatale në punë.
A po shndërrohet Shqipëria nga një vend transit në një strehë shfrytëzimi për të huajt?
Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) tregojnë se deri në qershor 2026 janë pajisur me leje unike mbi 22 mijë shtetas të huaj, nga rreth 18 mijë që ishin në fund të vitit 2025. Vetëm brenda 6 muajve numri është rritur me rreth 4 mijë persona. Nga totali, 20.332 janë të regjistruar si punëmarrës dhe 2.361 si të vetëpunësuar.
Filipinet, India dhe Egjipti janë tre vendet nga ku vijnë më shumë punëtorë, të përqendruar kryesisht në industrinë prodhuese, turizëm, ndërtim dhe sektorin e shërbimeve.
Edhe Instituti i Statistikave (INSTAT) konfirmon të njëjtin trend. Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21.940 persona, me një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2023. 61.9% e tyre janë meshkuj dhe grupmosha më e përfaqësuar është 30-39 vjeç. Punësimi rezulton arsyeja kryesore e qëndrimit në vend, duke përbërë 54.3% të lejeve të qëndrimit.
Nga procedurat në letër te realiteti në terren
Marrja e lejes së punës është një procedurë që në dokumente duket e qartë. Aplikimi kryhet në sistemin FER-TIMS, dokumentet verifikohen elektronikisht dhe për kategoritë që kërkojnë miratim dosja shqyrtohet nga AKPA. Brenda pak ditësh, punëtori mund të pajiset me lejen përkatëse. Por, sipas ekspertëve, problemet nisin pikërisht pasi punëtori hyn në Shqipëri.
Ekspertja e punës Gertjana Hasalla thotë se ligjet ekzistojnë, por zbatimi i tyre mbetet i dobët:
“Tregu i punës në Shqipëri nuk arrin të garantojë kushtet dhe të drejtat e punëtorëve shqiptarë, e si rrjedhojë as atyre të huaj. Shumë të huaj hyjnë si turistë, pa deklaruar se do të punojnë, duke përfunduar në punë informale ose në skema mashtrimi dhe shfrytëzimi.”
Sipas saj, një punëtor i paregjistruar mbetet praktikisht i padukshëm për institucionet dhe pa asnjë mbrojtje në rast aksidenti apo konflikti me punëdhënësin.
Hasalla paralajmëron se mashtrimet fillojnë që në vendin e origjinës:
“Punëtorëve nga Bangladeshi, India, Nepali apo Filipinet u premtohen paga më të larta dhe kushte europiane. Kur mbërrijnë në Shqipëri, shpesh përfundojnë duke kryer punë të tjera nga ato të përcaktuara në marrëveshjen fillestare, me ngarkesë më të lartë fizike dhe orë shtesë të papaguara.”
Sipas saj, në disa raste edhe pjesëtarë të komuniteteve të krijuara në Shqipëri janë kthyer në ndërmjetës për rekrutimin e punëtorëve të rinj.
Rritja e numrit të punëtorëve të huaj ka sjellë edhe nevojën për kontrolle më të forta nga institucionet përgjegjëse. Të dhënat e Inspektoratit të Punës tregojnë se gjatë viteve të fundit janë shtuar kontrollet ndaj subjekteve që punësojnë shtetas të huaj, por rastet e shkeljeve tregojnë se një pjesë e punësimit vazhdon të mbetet jashtë kontrollit:
Viti 2024: 1.536 punëmarrës të huaj të kontrolluar, 93 pa leje pune.
Viti 2025: 2.484 punëmarrës të huaj të kontrolluar, 83 pa leje pune.
Janar-qershor 2026: 2.177 të kontrolluar, 62 pa leje.
Po gjatë kësaj periudhe u evidentuan 55 punëtorë që punonin në mënyrë informale. Për të gjitha rastet u urdhërua pezullimi i punimeve. Pas ndërhyrjes së inspektorëve, 53 punëtorë u formalizuan, ndërsa dy raste iu referuan Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Inspektorati raportoi gjithashtu 21 paralajmërime dhe 3 gjoba, me një vlerë totale prej 1.950.000 lekësh.
Megjithatë, vetë institucionet pranojnë se shumë raste nuk raportohen kurrë. Frika nga humbja e vendit të punës, mungesa e informacionit dhe pasiguria për statusin ligjor bëjnë që shumë punëtorë të huaj të zgjedhin heshtjen.
Sektori ku është përqendruar numri më i madh i punëtorëve të huaj është industria prodhuese. Në këtë sektor janë regjistruar 572 punëmarrës të huaj në vitin 2024, 860 në vitin 2025 dhe 906 vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2026. Pas prodhimit renditen tregtia, hoteleria, baret dhe restorantet, ndërtimi, transporti dhe telekomunikacioni. Një nga rritjet më të forta është shënuar në ndërtim, ku numri i punëtorëve të huaj është rritur nga 128 në vitin 2024, në 419 në 6-mujorin e parë të vitit 2026.
Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk vuri në dispozicion të dhëna për kallëzimet e depozituara nga punëtorët e huaj pranë këtij institucioni, por informoi se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë evidentuar 20 raste të dhënies ndihmë për 116 shtetas të huaj për kalim të kundërligjshëm të kufijve, ndërsa janë proceduar 27 persona.
Në korrik të këtij viti, një aksident fatal pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë riktheu në qendër të vëmendjes kushtet e punës së emigrantëve. Dy shtetas egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, humbën jetën pasi autobetonierja me të cilën po udhëtonin ra nga ura në Unazën Lindore. Ata kishin ardhur në Shqipëri vetëm një muaj më parë me vizë pune dhe leje qëndrimi 1-vjeçare. Pas aksidentit, u raportua se viktimat nuk kishin leje drejtimi dhe as Dëshmi Aftësie Profesionale për drejtimin e një automjeti të tonazhit të rëndë.
Ngjarja ngriti pikëpyetje serioze mbi kontrollin e kualifikimeve profesionale dhe nëse detyrat që kryejnë punëtorët përputhen me kontratat për të cilat janë pajisur me leje pune.
Shqetësime të ngjashme u ngritën edhe në një raport për Shqipërinë nga Mary Ward Loreto, organizatë me fokus çështjet e trafikimit, e cila nënvizon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 130 denoncime nga punëtorë me origjinë nga Filipinet, India, Bangladeshi, Sri Lanka, Kenia, Nigeria, Gana dhe vende të tjera.
Raporti evidenton se shumë migrantë mbështeten te agjencitë e punësimit ose rrjetet sociale, pa pasur informacion të plotë për kushtet reale të punës. Në shumë raste kontratat nënshkruhen pa u kuptuar plotësisht për shkak të barrierave gjuhësore, ndërsa pas mbërritjes punëtorët përballen me kushte krejt ndryshe nga ato që u ishin premtuar.
“Vetë AKPA pranon se nuk ka një mekanizëm të posaçëm ankimor për shtetasit e huaj. Ata orientohen drejt Inspektoratit të Punës ose institucioneve të tjera, por shumë nuk dinë ku të drejtohen ose nuk ankohen nga frika,” thuhet në raport.
Filipinet janë kthyer në një nga burimet kryesore të fuqisë punëtore për bizneset shqiptare. Arsyeja lidhet me njohjen e gjuhës angleze, përgatitjen profesionale dhe eksperiencën që shumë prej tyre kanë fituar në vende të tjera europiane.
Në Shqipëri veprojnë agjenci që ndërmjetësojnë punësimin e tyre. Sipas agjencisë së rekrutimit Albwork, procedurat zgjasin rreth 30-45 ditë dhe përfshijnë aplikimin, vizën, përkthimet, lejen e qëndrimit dhe dokumentacionin.
Pagesa për një punëtor nga Filipinet, në rastin e një dadoje, arrin 1.000 euro, ndërsa për shtetas nga Tunizia rreth 800 euro. Punëdhënësi duhet të sigurojë edhe akomodimin dhe të kryejë procedurat për regjistrimin fiskal.
Shqipëria ka hyrë pashmangshmërisht në një epokë të re demografike dhe ekonomike, ku fuqia punëtore e huaj nuk është më një përjashtim, por një domosdoshmëri. Megjithatë, mbushja e vendeve të vakëta të punës nuk mund të bëhet me koston e dinjitetit dhe sigurisë njerëzore. Nëse shteti nuk ndërhyn me kontrolle rigoroze në terren, mekanizma realë ankimimi dhe ndëshkime të rrepta për agjencitë e bizneset abuzuese, vendi rrezikon të ndërtojë zhvillimin e tij mbi shpinën e të pambrojturve.
Për sa kohë që pasaportat vazhdojnë të mbahen në sirtarët e punëdhënësve dhe jetët humbasin në automjete pa leje drejtimi, Shqipëria do të mbetet për këta punëtorë një vend ku gjejnë një rrogë, por humbasin të drejtat e tyre më elementare. /ACQJ
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen n...
Kufizimi i konsumit të sheqerit gjatë dy viteve të para të jetës mund të ketë përfitime afatgjata për shënde...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë publike kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtet&...
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej projekteve më t&...
Digjitalizimi i shërbimeve publike po zgjeron me shpejtësi bazën e përdoruesve mes moshave të reja dhe atyre aktive në punë...
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eu...
Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonj&...