
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten, më 29 tetor, në orën 10:00, në seancën e parë plenare pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që shoqëruan punimet e javës së kaluar dhe përfunduan me përjashtimin për 60 ditë të gjashtë ligjvënësve demokratë.
Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, seanca parashikon shqyrtimin e 12 projektligjeve, një akti normativ dhe tri projektvendimeve, krahas një interpelance me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Mes nismave kryesore është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë e cilësuar votash. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin për akcizat.
Një pjesë e konsiderueshme e seancës pritet t’u kushtohet reformave ekonomike dhe rregullimit të veprimtarisë së biznesit.
Deputetët do të shqyrtojnë projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, ndryshimet në ligjet për Qendrën Kombëtare të Biznesit, regjistrimin e biznesit dhe shoqëritë tregtare, si dhe një nismë për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare.
Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet në legjislacionin për administrimin e ndërtimeve pa leje të konfiskuara dhe pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, si dhe ndryshimet në ligjin për peshkimin.
Kuvendi pritet të shqyrtojë gjithashtu ratifikimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi financiar me Gjermaninë për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike sipas parimeve të eficiencës së energjisë.
Tre projektvendime të tjera lidhen me strukturën dhe personelin e institucioneve. Dy prej tyre parashikojnë ndryshime në organikën dhe klasifikimin e pagave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë personelin me kohë jo të plotë që do të angazhohet për administrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Projektvendimi i tretë lidhet me strukturën organizative të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Një seancë pas përplasjeve dhe përjashtimeve
Seanca e 29 tetorit zhvillohet në një klimë të tensionuar parlamentare, pas incidenteve të 22 tetorit, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren, vendosën karrige mbi tavolina dhe kundërshtuan vazhdimin e punimeve.
Pas një ndërprerjeje disa minutëshe, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi kalimin drejtpërdrejt në votimin e projektligjeve, pa zhvilluar diskutimet e parashikuara.
Propozimi u miratua nga shumica parlamentare, ndërsa gjatë votimeve pati përplasje fizike, ndërprerje të fjalës së deputetëve dhe tentativa për marrjen e kartonëve të votimit.
Në përfundim, Kuvendi miratoi gjashtë projektligje dhe një projektvendim, të gjitha me nga 76 vota. Votimi u krye me kartonë, pasi sistemi elektronik nuk funksiononte.
Mes akteve të miratuara ishin projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta kufitare dhe vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Një ditë më vonë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të gjashtë deputetëve demokratë: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Vendimi erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh socialistë, të cilët i akuzuan ligjvënësit e opozitës për përfshirje në përplasje fizike dhe sulme ndaj përfaqësuesve të mazhorancës.
Socialistët kishin kërkuar masa disiplinore edhe ndaj 14 deputetëve të tjerë demokratë, me argumentin se kishin penguar zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren. Megjithatë, Sekretariati i Etikës e rrëzoi kërkesën për përjashtimin e tyre me 10 ditë.
Seanca e së enjtes do të jetë kështu një provë e re për funksionimin e Kuvendit pas përshkallëzimit të konfliktit parlamentar.
Ndryshe nga java e kaluar, kur shumica kaloi drejtpërdrejt në votim, rendi i ri i ditës parashikon pyetje, diskutime dhe qëndrime të grupeve parlamentare për pjesën më të madhe të projektligjeve.
Mbetet për t’u parë nëse punimet do të zhvillohen sipas procedurës së parashikuar apo përplasja politike mes mazhorancës dhe opozitës do të ndikojë sërish shqyrtimin e nismave ligjore.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 October23:06
Kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Lala zbulon detaje nga dosja: Pse u mbyllën hetimet pa masë sigurie
Gazetarja Klodiana Lala, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet ligjore dhe dyshimet për tendera me vlerë mbi 1 miliard e...
POLITIKE
28 October22:47
Transferimi në Fier, Veliaj letër nga burgu: Në izolim pranë tre vrasësve, pa ujë dhe pa kujdes mjekësor
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur akuza të forta për kushtet e mbajtjes së tij në burgun e Fierit, vetëm disa or&e...
POLITIKE
28 October22:31
Aulon Kalaja i bën thirrje Veliajt: Organizo urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Ramës
Aktivisti dhe kreu i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të orga...
POLITIKE
28 October22:27
“Kjo trëndafilja është derivat i Gysit dhe AKSHI-t”/ Murrizi akuza të forta ndaj Vlora Hysenit: Ka përgjuar prokurorët e SPAK, duhej të ishte në burg
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hy...
POLITIKE
28 October21:27
Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Aulon Kalaja, kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, denoncoi rastin e një vajze të cilën e kanë akuzuar p&e...
POLITIKE
28 October21:20
“Kam kafkën e thyer”, aktivistja që i shpëtoi mrekullisht dhunës policore mesazh të rinjve: Nuk duhet të dorëzohemi! Do t’ia dalim!
“Kam një mesazh për të gjithë të rinjtë. Mos u dorëzoni, ne do t’ia dalim!”, u shpreh Eva Pango, protestues...
POLITIKE
28 October21:05
"Po konsultohet me Vuçiçin", Alimehmeti zbulon planin e Ramës pas kërkesave të protestuesve: Bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, e ka cilësuar protestën studentore në Tiranë si një nga lë...
POLITIKE
28 October20:52
A ju shkarkoi Ergys Agasi si ministër i Brendshëm? Taulant Balla i bën bisht pyetjes
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër figurave të opozitës, du...
POLITIKE
28 October20:39
“Studentët po punojnë për një platformë” – Protestuesi: Rama s’mund të flasë për masa ekonomike kur iu ka thyer kockat të rinjve
Një qytetar tha nga protesta te kryeministria se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh derisa kryeministri Edi Rama të p...
POLITIKE
28 October20:31
“Pa dritare dhe kushte normale”, avokati Ndreca: Veliaj mund të jetë vendosur në izolim në burgun e Fierit
Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, ka komentuar transferimin...