FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër figurave të opozitës, duke deklaruar se kanë përvetësuar gradualisht protestën studentore. I ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat”, përballë Nikoll Lesit, Balla përmendi Sali Berishën, Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin, të cilët i bëri përgjegjës edhe për aktet e dhunës gjatë protestave.
“Protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt”, deklaroi Balla, duke theksuar se në demokraci pushteti nuk përcaktohet nga protestat, por nga vota e qytetarëve.
Debati u ndez kur Lesi e pyeti nëse Partia Socialiste kishte ndërhyrë për të përçarë protestën. Balla e mohoi kategorikisht, ndërsa pretendoi se 90% e televizioneve shqiptare janë kundër qeverisë.
Përplasja vijoi edhe me përmendjen e Ergys Agasit dhe pretendimeve për ndikimin e tij në largimin e Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm. Balla nuk iu përgjigj drejtpërdrejt këtyre pretendimeve, por u ndal te mbështetja për Policinë e Shtetit, duke dënuar ashpër sulmet ndaj efektivëve gjatë protestave.
Më poshtë, pjesë nga debati mes Taulant Ballës dhe Nikoll Lesit:
Balla: Edhe në Shqipëri do të ketë parti të dala nga protestat, dhe ju e paskeni thënë shumë mirë. Unë u kam thënë, formoni parti dhe në këtë sistemin që kemi zgjedhur, nuk e caktojnë më sheshet se kush qeveris dhe kush është në opozitë. Këtë e përcakton vota. Padyshim që sheshet të premten para zgjedhjeve kanë një peshë të madhe. Unë, të them të drejtën, në Serbi, të enjten kur ishte mitingu i fushatës, e kuptova që Lista e Studentëve kishte fituar zgjedhjet, aty kishte 500 mijë vetë. Por prapëseprapë, nuk e ndalën procesin të enjten, meqë kemi 500 mijë veta në shesh, dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet të dielën. Por duhet të presim, sepse lëvizje të kësaj natyre janë të përkohshme dhe pastaj, kur marrin përgjegjësinë për të qeverisur, është diçka tjetër. Aktualisht protestën e vodhën pak nga pak, Saliu i pari, Agron Shehaj i dyti, Lapaj i treti dhe Qori i katërt. Dhe këta të katërt kanë përgjegjësi edhe për ato aktet e dhunës.
Lesi: Ju si PS, nuk keni futur duart për ta përçarë si protestë?
Balla: Ku?
Lesi: Ndoshta nuk ke informacion ti.
Balla: Jam kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së dhe ju deklaroj me përgjegjësi që nuk është në natyrën e PS-së që të përfshijë njerëz. Ju e dini që sot 90% e kohës televizive në Shqipëri merret nga protesta dhe opozita. A e dini ju që sot 90% e televizioneve janë kundër qeverisë?
Lesi: Ato televizione që ju i keni dhënë leje ndërtimi, resorte turistike, që i keni përkëdhelur dhe që tani janë kundër, ata në fakt me të drejtën e tyre. Sepse edhe kryeministri tha “Ekranet kriminale”, pse nuk i thotë me emra?
Balla: Ke 90% të televizioneve kundër qeverisë, e cila ka zhbërë të gjithë këtë propagandë të ngritur prej shumë vitesh, sepse këto përqindje nuk janë sot. Edhe para 6 muajsh, kur nuk kishte protestë, 60% të kohës televizive e kishte opozita. Por nuk ka asnjë problem.
Lesi: Këto informacione që nuk keni futur duart në protestë, folët si ish-ministër i Brendshëm? Sepse pavarësisht se çfarë thonë portalet dhe disa media, që të shkarkoi Ergys Agasi, dhe në fakt më mirë nëse të ka shkarkuar Gysi, sepse ka informacione nga rruga e burgut që do të jetë kjo dosja e Ergys Agasit një skandal i vërtetë për mazhorancën, por ti ke shpëtuar, se e bën gjumin i qetë.
Balla: Gjatë kohës që kam qenë ministër i Brendshëm, familja juaj ka kaluar një fatkeqësi, u nda nga jeta vëllai juaj, që ishte një nga punonjësit më të mirë të shtetit prej vitesh, edhe kam qenë në familjen tuaj për ngushëllim në Lezhë. Dhe dua të them një gjë: Policia e Shtetit është një organizatë që nga ana e ministrit të Brendshëm kërkon vetëm mbështetje dhe nga ana e qeverisë kërkon më shumë investime. Lajmi i mirë me buxhetin është që do të kemi një rritje pagash, ashtu siç e kam dëshiruar, të them të vërtetën, kur isha ministër i Brendshëm. Në kushtet ku jemi, duhet të kuptojmë që këto ditë kanë qenë ditë të zeza për kulturën e publikut me Policinë e Shtetit. Nuk qëllohet Policia e Shtetit, nuk hidhet molotov, sepse është akti më i rëndë, dhe pastaj kur reagon Policia e Shtetit, por sjellja është e patolerueshme.
Një qytetar tha nga protesta te kryeministria se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh derisa kryeministri Edi Rama të p...
Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, ka komentuar transferimin...
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, i ftuar në SYRI TV, ka kritikuar qeverinë për korrupsionin, mungesën e meritokracisë dh...
Aktivisti Andi Tepelena, foli për protestën e studentëve, lëvizjen e nisur me protestat e flamingove dhe reagimin e qeverisë ndaj revol...
Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar lidhur me pamjet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, duke publikuar edhe rastin e...
I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Eksperti i financave, Zef Preçi në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka ngritur shqetësimin për përjashtimet tatimor...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë, ...
Qeveria kaloi sot aktin normativ për ndryshimet në ligjin për tubimet që kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa ditë më par&...