Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
POLITIKE

Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë, Benet Beci duhet të largohet

P
Piranjat10 November 2026, 09:09 · 3 min lexim
Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen

Deputeti PD, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj çështjes së Benet Becit, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i Bashkisë Shkodër, ndëshkimin ligjor dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

Spahia dënon përpjekjet për të relativizuar korrupsionin me argumentin se ‘të gjithë vjedhin’, duke theksuar se përgjegjësia ka emra dhe fakte konkrete.

‘Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë’, shprehet Spahia, duke kërkuar drejtësi, ndëshkim dhe largimin e abuzuesve nga çdo zyrë e shtetit.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

Sot qytetarët meritojnë vetëm një provë: dënimin dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të atyre që i vjedhin!

Kryefjalë e ditës së sotme do të duhej të ishte largimi i Benet Becit nga drejtimi i Bashkisë Shkodër, duke marrë përgjegjësinë ligjore, politike dhe morale.

​Por pushteti i sotëm e ka fshirë tërësisht konceptin e moralit, kushtin e parë dhe të panegociueshëm për t'i shërbyer publikut me duar të pastra.

Për të mbuluar llumin e tyre, na servirin përditë një hile të pisët: barazpeshimin e zyrtarëve me idenë se gjoja ‘të gjithë vjedhin’. Kjo nuk është e vërtetë! Kjo është thjesht një alibi e ndyrë e shpikur nga vetë hajdutët e zyrave të shtetit për të justifikuar vjedhjet e tyre dhe për të mpirë reagimin qytetar.

​Hajdutët e fondeve publike kanë emër, kanë fytyrë dhe kanë dosje të faktuara e zeza mbi të bardhë ku janë kapur duke vjedhur.

Përballë këtyre fakteve, asnjë Gjykatë nuk ua shpërlan dot fytyrën e nxirë!

Të kesh një kërkesë për 2 vite burg nga prokuroria për vjedhje tenderash, dhe sistemi të bëjë manovra duke e konvertuar dënimin në ‘shërbim prove’ vetëm për të të mbajtur në karrige, është vrasja e dytë e drejtësisë!

​Nuk ka ‘shërbim prove’ për ata që vjedhin të ardhmen tonë!

Ka vetëm një PROVË që do t'u shërbente vërtet qytetarëve dhe jo pushtetarëve: ajo është prova e fajësisë përpara fakteve, ndëshkimi i merituar dhe sekuestrimi i plotë i pasurisë së vjedhur! Kjo është e vetmja ‘provë’ në të mirë të shqiptarëve dhe garancia e vetme që drejtësia po funksionon.

​E vetmja zgjidhje shpëtimi është çrrënjosja e këtyre hajdutëve një herë e përgjithmonë nga çdo zyrë e shtetit.

Shkodra dhe e gjithë Shqipëria meritojnë ndershmëri, dinjitet dhe qeverisje të pastër, jo individë që e drejtojnë qytetin me damkën e vjedhjes mbi supe!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.