Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Spiropali shpërthen ndaj Belinda Ballukut: Ajo është modeli më i keq i qeverisjes tonë

P
Piranjat19 November 2026, 22:50 · 3 min lexim
Spiropali shpërthen ndaj Belinda Ballukut: Ajo është modeli

Deputetja Elisa Spiropali ka kritikuar ashpër ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si modelin më të keq të qeverisjes brenda Partisë Socialiste. Spiropali tha se Balluku përfaqëson një model që duhet të ndryshojë, por njëkohësisht e konsideroi atë edhe viktimë të këtij modeli, ku sipas saj mungojnë kontrollet, filtrat dhe debatet e brendshme në parti.

Spiropali kritikoi gjithashtu modelin e vendimmarrjes përmes mesazheve, telefonatave dhe zgjidhjeve personale, duke e cilësuar atë si një praktikë që ka sjellë gabime të rënda. Në fund, ajo tha se ndjen keqardhje për Ballukun si person, duke përmendur edhe faktin që është grua dhe nënë, por theksoi se kritika e saj lidhet me modelin e qeverisjes që ajo përfaqëson.

"Dhe teja publike edhe me Sali Berishën në Kuvendin e Shqipërisë, pa asnjë lloj hezitimi sepse kam besuar plotësisht në ato që kam thënë dhe i kam bërë me besim të plotë duke mbrojtur forcën time politike, duke mbrojtur Edi Ramën dhe duke mbajtur edhe njëherë në krah që siç ka dalë më pas kanë qenë duke shpërndarë favore ekonomike me mesazhe. Por a ka vlerë këtu përballja me emra jo sepse është modeli, por se modeli ta dini dhe po flas këtu me me emër, unë besoj që Belinda Balluku që model emrin gjithkund në përballjen me veten, edhe pse unë s'e kam përmendur askund, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por në të njëjtën kohë është edhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë.

Analizohet deri në pikën që nuk ka më, nuk ka më filtra, nuk ka më kontrolle brenda forcës politike, ashtu siç është shumë e qartë tashmë që nuk ka, pra nuk ka më guxim politik, nuk ka më ngritje nëpër forume për të diskutuar për problematika, nuk ka përballje me çështjet e rëndësishme të qeverisjes apo të Partisë Socialiste.

Sigurisht që edhe modeli i mesazheve, telefonatave, zgjidhjeve personale, i gabimeve të rënda është pa diskutim i pashmangshëm. Dhe dua Unë nuk kam keqardhje, unë kam keqardhje në këtë rast edhe për personin e saj, për faktin që është grua, për fëmijët e saj, madje dhe për shpirtin e saj. Nuk kam unë problematikë mbi Unë po them, unë po them," tha Spiropali.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.